spot_imgspot_img

Kurti premton pagën e 13-të dhe të 14-të për sektorin privat

spot_imgspot_img

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore në Ferizaj, me një tubim të mbajtur në Palestrën Sportive “Bill Clinton”.

Para të pranishmëve foli kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, i cili gjatë fjalimit u ndal te ato që i cilësoi si të arritura të qeverisjes së tij. Ai tha se rritja ekonomike në vend ka krijuar mundësi për mbështetje më të madhe ndaj qytetarëve.

Sipas Kurtit, sektori privat është ndër sektorët që më së shumti ka përfituar nga zhvillimet ekonomike gjatë viteve të fundit.

“Rritjen ekonomike më së shumti është duke e përjetuar sektori privat. Për gjashtë vjet u është dyfishuar qarkullimi, nga 12.5 miliardë në 25 miliardë”, tha ai.

Kurti paralajmëroi edhe nisjen e dialogut me sektorin privat, me qëllim që paga e 13-të të zbatohet sa më shpejt edhe për punëtorët e këtij sektori, raporton Vrojtuesi.

Ai shtoi se, si pjesë e vizionit të LVV-së, do të synohet edhe bashkërendimi me sektorin privat për futjen graduale të pagës së 14-të.

“Si vizion, të fillojmë edhe bashkërendimin me sektorin privat për ta mundësuar futjen graduale të pagës së 14-të”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit, ai përmendi edhe disa projekte që, sipas tij, janë realizuar nga qeveria për Komunën e Ferizajt. Në këtë pjesë, Kurti kritikoi edhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila udhëheq me këtë komunë.

“Derisa ata të tjerët premtojnë kot, ne realizojmë fort”, deklaroi ai.

Në tubimin hapës të fushatës në Ferizaj ishte e pranishme edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila është njëkohësisht kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Vrojtuesi

spot_imgspot_img
Vrojtuesi
Vrojtuesihttps://vrojtuesi.com/
Vrojtuesi është një platformë mediatike online për informim të shpejtë dhe të saktë mbi aktualitetin në vend, rajon e botë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here