spot_imgspot_img

Hinton paralajmëron se AI mund të na dalë nga kontrolli

spot_imgspot_img

Përmes një video lidhjeje me BBC-në, Geoffrey Hinton që ndryshe njihet si ‘Babai i Inteligjencës Artificiale’ nuk ngjante me një shkencëtar që po shijon frytet e punës së tij jetësore, por si një njeri i tronditur nga pesha e zbulimit të tij që mund të kthehet kundër nesh.

Geoffrey Hinton, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë 2024 dhe një nga figurat më të rëndësishme në zhvillimin e inteligjencës artificiale, ka shprehur shqetësim të thellë për drejtimin që po merr teknologjia që ai vetë ndihmoi të ndërtohej.

Në një intervistë për BBC Newsnight, Hinton tha se ndihet “shumë i trishtuar” që puna e jetës së tij po shndërrohet në diçka që, sipas tij, është gjithnjë e më e rrezikshme, transmeton Vrojtuesi.

“Jam shumë i trishtuar që kam kaluar jetën duke zhvilluar këtë teknologji dhe tani ajo po bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme, ndërsa njerëzit nuk po i marrin seriozisht këto rreziqe”, u shpreh Hinton.

Në vitin 2024, Hinton u nderua me Çmimin Nobel për Fizikë së bashku me John J. Hopfield, për zbulimet që mundësuan mësimin e makinës përmes rrjeteve nervore artificiale.

Megjithatë, pavarësisht këtij vlerësimi, Hinton është shndërruar në një nga kritikët më të zëshëm të zhvillimit të pakontrolluar të Inteligjencës Artificiale. Ai paralajmëron se sistemet gjithnjë e më të avancuara mund të shkaktojnë humbje masive të vendeve të punës, destabilizim social dhe, në skenarë ekstremë, si dhe të tejkalojnë inteligjencën njerëzore në mënyrë të pakthyeshme.

Sipas tij, njerëzimi po hyn në një territor të panjohur.

“Nuk kemi qenë kurrë më parë në një situatë ku prodhojmë gjëra më inteligjente se vetja jonë”, tha Hinton, duke shtuar se shumë ekspertë besojnë se brenda 20 viteve AI do të tejkalojë njeriun në shumicën e fushave, dhe në disa aspekte, kjo tashmë ka ndodhur.

Një nga shqetësimet kryesore të tij lidhet me idenë se një sistem i avancuar nuk mund të kontrollohet thjesht duke u fikur.

“Ideja se mund ta fikësh thjesht nuk funksionon”, paralajmëroi ai, duke shtuar se një inteligjencë artificiale mjaftueshëm e avancuar mund të bindë njerëzit të mos e ndalojnë.

Hinton thekson se gabimi më i madh që njerëzimi mund të bëjë tani është mosinvestimi serioz në kërkime mbi mënyrën se si njerëzit mund të bashkëjetojnë me sistemet inteligjente që po krijojnë.

“Nëse i krijojmë në mënyrë që të mos kujdesen për ne, atëherë me shumë gjasë do të na zhdukin”, paralajmëroi ai.

Megjithatë, ai nënvizon se skenarët katastrofikë janë të pashmangshëm.

Rreziqet, sipas tij, varen nga mënyra se si sistemet dizajnohen dhe qeverisen, dhe njerëzimi ende ka hapësirë për të ndikuar në këtë proces, për sa kohë që zhvillimi është ende në fazë formësimi.

Një tjetër shqetësim i madh, sipas Hinton, është fakti se inteligjenca artificiale po përhapet në një kohë kur bashkëpunimi global po dobësohet dhe politika autoritare po forcohet, duke e bërë rregullimin ndërkombëtar më të vështirë.

Ai e krahasoi nevojën për rregullimin AI-së me marrëveshjet për armët bërthamore dhe kimike.

Pavarësisht kritikave, Hinton thotë se nuk do ta zhbënte punën e tij.

“Kjo teknologji do të ishte zhvilluar edhe pa mua”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk mendon se ka marrë vendime që nuk do t’i merrte sërish po të kishte të njëjtin informacion.

Ai mbetet optimist për potencialin pozitiv të inteligjencës artificiale, veçanërisht në arsim dhe mjekësi, duke përmendur tutorët virtualë dhe përparimet në imazherinë mjekësore.

Por paralajmërimi i tij është i qartë, se njerëzimi ndodhet në një moment vendimtar dhe duhet të veprojë tani për të siguruar që bashkëjetesa me inteligjencën artificiale të jetë e sigurt dhe në shërbim të interesave njerëzore. /Vrojtuesi

spot_imgspot_img
Vrojtuesi
Vrojtuesihttps://vrojtuesi.com/
Vrojtuesi është një platformë mediatike online për informim të shpejtë dhe të saktë mbi aktualitetin në vend, rajon e botë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here