spot_imgspot_img

Arrestohet Arianit Sllamniku: Dyshohet se trajtonte autizmin me barna kafshësh

spot_imgspot_img

Deri në 4,000 euro dyshohet se u ka marrë Arianit Sllamniku prindërve që kërkonin shpëtim për fëmijët e tyre me autizëm, duke u premtuar rezultate që mjekësia botërore nuk i ka arritur ende.

Sot, zyra e tij në Gjilan është mbyllur nga Policia e Kosovës dhe vetë konspiracionisti është vënë në pranga, duke i dhënë fund një veprimtarie që shkenca e vërtetë e konsideron jo vetëm të paligjshme, por edhe kriminale për shëndetin publik.

Personazhi që dikur pushtonte rrjetet sociale me thirrje agresive kundër vaksinave të Covid19, tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzat e rënda për ushtrim të kundërligjshëm të mjekësisë dhe përdorimin e substancave të kafshëve si terapi njerëzore.

Veprimet hetimore u intensifikuan kur denoncimet e prindërve dokumentuan detajet e një protokolli mjekësor që bazohej në substanca jashtë çdo standardi për përdorim njerëzor.

Hulumtimi i emisionit Kiks Kosova ka demaskuar operacionin e Sllamnikut, i cili përmes një zyre konsulence në Gjilan, ushqente iluzionet e familjeve me deklarata të guximshme dhe të pabaza shkencërisht.

“Ai dyshohet se për trajtim të fëmijëve me autizëm ka sugjeruar përdorimin e substancave të destinuara për kafshë”, mëson burimi nga Insajderi përmes informatave brenda hetuesisë, transmeton Vrojtuesi.

Sllamniku nuk ofronte thjesht këshilla, por u shiste prindërve një përzierje të rrezikshme që përfshinte Fenbendazole dhe Ivermectin, barna këto që përdoren rëndom në mjekësinë veterinare për të eliminuar krimbat te qentë dhe lopët.

Ilaqet e kafsheve qe rekomandonte per sherimin e autizmit

Për t’i dhënë një veshje “profesionale” mashtrimit të tij, ai pretendonte se autizmi nuk është një çregullim neurobiologjik, por një pasojë e parazitëve dhe metaleve të rënda të injektuara përmes vaksinave.

“I jap sugjerime të caktuara për trajtimin dhe pastrimin e plotë nga parazitët dhe metalet e rënda. Rikthim në gjendjen para-vaksinimit. Shkaktari kryesor i autizmit është vaksinimi,” kishte deklaruar Sllamniku për lajmi.net, pak kohë para se policia t’i trokiste në derë.

Kjo narrativë, e ndërtuar mbi frikën dhe mungesën e informimit, i ka kushtuar disa familjeve shuma marramendëse që variojnë nga 1,500 deri në 4,000 euro për një “kurë” që në fakt është helm industrial.

Në listën e produkteve që ai u shpërndante fëmijëve përfshihej edhe DMSO, një tretës kimik industrial, dhe i ashtuquajturi “dhe vullkanik”, produkte këto që nuk kanë asnjë miratim nga agjencitë e barnave për përdorim njerëzor, e aq më pak te fëmijët.

Natyra e paverifikuar dhe potencialisht toksike e këtyre produkteve ka nxitur reagimin edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka konfirmuar se po bashkëpunon ngushtë me Policinë për të zbardhur çdo detaj të këtij eksperimenti të paligjshëm.

Historia e Sllamnikut me standardet e informimit mjekësor nuk është diçka e re, pasi llogaritë e tij në rrjetet sociale ishin mbyllur vazhdimisht për dezinformim gjatë pandemisë, por këtë herë situata ka kaluar nga bota virtuale në dëmtim fizik të drejtpërdrejtë.

Hetimet po zgjerohen për të verifikuar nëse ka fëmijë që kanë pësuar efekte anësore të rënda nga këto substanca veterinare, ndërkohë që Inspektorati Shëndetësor ka vendosur shiritat e ndalimit në zyrën e tij në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë tashmë ka hapur dyert për viktimat e mundshme.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga personi i përmendur dhe që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, të paraqiten në ambientet e Njësisë së Hetimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, duke garantuar konfidencialitet të plotë për të gjithë ata që do të dëshmojnë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për veprat penale që ndërlidhen me ushtrimin e jashtëligjshëm të mjekësisë dhe eksperimentet e paligjshme.

Fokus i hetimeve është parandalimi i përfitimeve financiare përmes premtimeve për mrekulli mjekësore nga persona pa edukim përkatës. Organet e ndjekjes kanë theksuar se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve mbetet prioritare dhe çdo tentativë për pasurim të paligjshëm përmes rrezikimit të tyre do të ndëshkohet sipas ligjit.

Autizmi nuk është një sëmundje që kërkon barna apo “pastrim” të organizmit, por një çregullim në zhvillimin e trurit që bën që një fëmijë ta shohë dhe ta përjetojë botën ndryshe nga të tjerët.

Shkenca moderne ka vërtetuar se truri i këtyre fëmijëve thjesht është i “lidhur” në mënyrë tjetër, prandaj nuk ekziston asnjë pilulë magjike, dietë apo ilaç që mund ta “shërojë” atë brenda natës.

Sot, mjekësia ka arritur rezultate vetëm përmes terapive të gjata të komunikimit dhe sjelljes, të cilat ndihmojnë fëmijën të përshtatet, por sfida kryesore mbetet fakti që shkenca ende nuk ka një përgjigje se pse ndodh kjo.

Kjo vonesë e mjekësisë për të gjetur një shkaktar të saktë dhe procesi i lodhshëm i terapive janë pikërisht momentet ku prindërit, të lodhur dhe të dëshpëruar nga pritja, kërkojnë dëshpërimisht një zgjidhje të shpejtë, duke rënë pre e metodave që nuk kanë asnjë bazë shkencore. /Vrojtuesi

spot_imgspot_img
Vrojtuesi
Vrojtuesihttps://vrojtuesi.com/
Vrojtuesi është një platformë mediatike online për informim të shpejtë dhe të saktë mbi aktualitetin në vend, rajon e botë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here