spot_imgspot_img

Tragjedia në Shëngjin: Këta janë dy të rinjtë nga Kosova që humbën jetën

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona nga Kosova kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi u përfshinë nga dallgët e fuqishme të detit. Viktimat janë identifikuar si Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 16:30 autoritetet janë njoftuar se pesë persona që kishin hyrë në det për t’u larë ndodheshin në vështirësi për shkak të dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, raporton Vrojtuesi.

Në aksionin e shpëtimit kanë ndërhyrë Policia Kufitare, policia e Lezhës, ekipet emergjente dhe qytetarë me mjete lundruese Jet Ski, të cilët kanë arritur t’i nxjerrin personat nga uji.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Sipas informacionit paraprak nga stafi mjekësor, dy prej tyre nuk kanë arritur t’u mbijetojnë pasojave të mbytjes, ndërsa tre të tjerët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili u bëri thirrje institucioneve dhe operatorëve turistikë për rritjen e masave të sigurisë në plazhe.

“Nisur nga ky rast i rëndë, ftoj institucionet qendrore dhe vendore, si edhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror”, shkroi Begaj në rrjetet sociale.

Lidhur me rastin, grupi hetimor në koordinim me Prokurorinë ka nisur veprimet zyrtare për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Vrojtuesi

spot_imgspot_img
Vrojtuesi
Vrojtuesihttps://vrojtuesi.com/
Vrojtuesi është një platformë mediatike online për informim të shpejtë dhe të saktë mbi aktualitetin në vend, rajon e botë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here