spot_imgspot_img

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore

spot_imgspot_img

Kosova i ka dhënë sot lamtumirën e fundit ish-Kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, në një ceremoni solemne shtetërore që bëri bashkë krerët më të lartë të institucioneve dhe spektrin e gjerë politik.

Trupi i pajetë i akademikut 81-vjeçar u përcoll për në banesën e tij të fundit në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, nën nderimet ushtarake dhe protokollin shtetëror, duke shënuar humbjen e një prej figurave qendrore të historisë institucionale të pasluftës.

arkivoli i nexhat dacit

kreret shteteror ne varrimin e nexhat dacit

Varrimi pasoi një sërë homazhesh të zhvilluara në hollin e Kuvendit të Kosovës, aty ku Daci kishte shërbyer si kryeparlamentari i parë i zgjedhur, pas zgjedhjeve të para të lira në vend, duke vendosur themelet e funksionimit të legjislativit.

Para se kortezhi mortor të nisej drejt varrezave, në Sallën Plenare u mbajt Akademia Përkujtimore, ku udhëheqësit e shtetit vlerësuan lart kontributin e tij.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila kreu homazhe dhe la shënimin e saj në librin e zisë, ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit e cilësoi si humbjen e një njeriu që i përkiste kategorisë për të cilën historia flet me respekt të veçantë.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ajo theksoi se Daci kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike.

“Sot jemi mbledhur për ta nderuar jetën dhe veprën e një njeriu që i përket kategorisë së njerëzve që historia flet me respekt të jashtëzakonshëm. Nuk po i themi lamtumirë vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes,” deklaroi Osmani.

Fjalimin i Vjosa Osmanit në akademinë përkujtimore te Nexhat Dacit

Nderimeve iu bashkua edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e vlerësoi figurën e Dacit si modelin e duhur të drejtimit të debatit parlamentar në vitet e para të demokracisë kosovare.

Kurti, pasi kreu homazhe pranë arkivolit së bashku me ministrat e kabinetit të tij, nënvizoi se Daci kishte dhënë një shembull të qartë se si duhet të zhvillohet beteja politike me argumente dhe jo me polarizim.

“Me maturi dhe qetësinë e tij, ai dha shembull se si duhet të zhvillohet kuvendi dhe si duhej zhvilluar beteja politike nga foltorja dhe ulëset e këtij Kuvendi,” u shpreh Kurti gjatë fjalës së tij në Akademinë Përkujtimore.

Fjalimin i Albin Kurtit në akademinë përkujtimore te Nexhat Dacit

Momenti më prekës i ceremonisë erdhi nga fjalimi i vajzës së të ndjerit, Majlinda Daci, e cila ndau me të pranishmit dimensionin njerëzor dhe sakrificën
personale të babait të saj.

Ajo tregoi se si jeta e kishte sfiduar atë që në moshë të njomë, duke mbetur pa prindër, por kjo vështirësi ishte kthyer në forcë karakteri.

“Babi qysh herët, që nga mosha 4-vjeçare, jeta ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër; ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua në forcë, kjo dhimbje në karakter dhe kjo vështirësi në vullnet të palëkundur për të ecur përpara,” tha ajo mes emocioneve, duke shtuar se ai gjithmonë kishte synuar të ndërtonte ura aty ku politika krijonte ndarje.

Fjalimin i Majlinda Dacit në akademinë përkujtimore te Nexhat Dacit

Respekti për figurën e tij u dëshmua edhe nga pjesëmarrja e gjerë e krerëve të partive politike, të cilët lanë mënjanë dallimet për të nderuar ish-kolegun e tyre.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe zyrtarë të lartë të LDK-së të prirë nga Lutfi Haziri, vendosën kurora lulesh dhe u përulën para trupit të pajetë të ish-kryetarit të Kuvendit.

Kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, e përshkroi Dacin si një intelektual të rrallë që bashkonte dijen akademike me përgjegjësinë publike.

“Një personalitet i rrallë, që i bashkonte dijen me shtetin, mendimin akademik me përgjegjësinë publike dhe urtësinë personale me interesin e përgjithshëm të republikës sonë,” tha Basha.

Fjalimin i Dimal Bashes në akademinë përkujtimore te Nexhat Dacit

Nexhat Daci, i lindur në vitin 1944, u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të dyfishtë si në sferën akademike ashtu edhe në atë politike. Ai shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në 2006, ishte anëtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe autor i shumë veprave shkencore në fushën e kimisë. /Vrojtuesi

spot_imgspot_img
Vrojtuesi
Vrojtuesihttps://vrojtuesi.com/
Vrojtuesi është një platformë mediatike online për informim të shpejtë dhe të saktë mbi aktualitetin në vend, rajon e botë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

spot_img

TË NGJASHME

spot_imgspot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here