Komuniteti shëndetësor në Kosovë ka marrë sot një lajm të hidhur, teksa është konfirmuar ndarja nga jeta në moshë të re e farmacistes Kaltrina Gashi.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e koleges së tyre.
Kjo ngjarje e rëndë ka prekur jo vetëm rrethin e saj të ngushtë familjar, por edhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët me të cilët ajo ndau rrugëtimin e saj profesional në shërbim të qytetarëve.
“Me pikëllim të thellë, njoftojmë për ndarjen nga jeta të koleges tonë Kaltrina Gashi. Në këto çaste të rënda, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Gashi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohën Kaltrinën. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt!”, thuhet në njoftimin e Odës e Farmacistëve të Kosovës.


