VROJTIME – Vrojtuesi

Pse personat që panë ‘Ferrin’ në vdekje klinike refuzojnë të flasin?
Përvojat pranë vdekjes zakonisht lidhen me dritë, qetësi dhe ndjesinë sikur njeriu po largohet nga trupi. Por një studiues i përvojave pranë vdekjes dhe i vetëdijes njerëzore, thotë se ekziston edhe një anë më e errët e këtyre përjetimeve, e cila mund të raportohet shumë më rrallë nga ata që e kanë kaluar.

Dr. Orson Wedgwood, një studiues me doktoraturë i përvojave pranë vdekjes nga Zelanda e Re, ka ngritur vëmendjen për të ashtuquajturat përvoja negative pranë vdekjes, ku disa njerëz përshkruajnë frikë ekstreme, errësirë, ndjesi dënimi ose pamje që ata i interpretojnë si “ferr”.

Sipas Daily Mail, Wedgwood argumenton se këto raste mund të jenë më të shpeshta sesa tregojnë statistikat, jo domosdoshmërisht sepse ndodhin më shpesh, por sepse shumë njerëz nuk i tregojnë, transmeton Vrojtuesi.

Arsyeja, sipas tij, lidhet me turpin, traumën dhe mënyrën se si truri mund të bllokojë kujtime shumë të frikshme.

“Disa njerëz mund të mos i raportojnë sepse ndihen të turpëruar”, tha Wedgwood, duke shtuar se disa të tjerë mund të mos i kujtojnë fare për shkak të një forme mbrojtjeje psikologjike.

Ai e lidh këtë me atë që në psikologji njihet si amnezi disociative. Me fjalë të thjeshta, kjo ndodh kur mendja e njeriut e shtyn ose e bllokon kujtimin e një përvoje shumë të rëndë, për ta mbrojtur personin nga rikthimi i vazhdueshëm i traumës.

Sipas Wedgwood, kjo mund të shpjegojë pse shumë më tepër njerëz flasin për përvoja të qeta pranë vdekjes, ndërsa rrëfimet e errëta mbeten më të rralla. Ai thotë se këto përjetime nuk duhet të injorohen vetëm sepse janë të pakëndshme për t’u dëgjuar.

“Dhimbja dukej reale dhe frika ishte absolute”, tha ai, duke iu referuar një dëshmie të një personi që kishte përshkruar një përvojë të rëndë pranë vdekjes.

Përvojat pranë vdekjes, të njohura shpesh me shkurtesën NDE nga anglishtja “near-death experience”, janë rrëfime të personave që kanë qenë në gjendje kritike, shpesh pas ndalimit të zemrës, dhe më pas janë rikthyer në jetë. Disa prej tyre thonë se kanë parë trupin e tyre nga jashtë, kanë ndier qetësi të pazakontë, kanë parë dritë të fortë ose kanë përjetuar një rishikim të shpejtë të jetës.

Por jo të gjitha këto rrëfime janë pozitive. Në literaturën shkencore përmenden edhe përvoja shqetësuese, ku personat raportojnë ndjesi izolimi, errësire, frike, humbjeje kontrolli ose prani kërcënuese. Studiuesit zakonisht i ndajnë këto përvoja në disa kategori, ndërsa ato me pamje të qarta “ferri” konsiderohen si më të rrallat.

Wedgwood thotë se pikërisht këtu mund të ketë një boshllëk në raportim. Sipas tij, kur një përvojë është tepër e frikshme, personi mund të shmangë të flasë për të, nga frika se nuk do të besohet, se do të gjykohet ose se do të detyrohet ta përjetojë përsëri emocionalisht.

“Kjo është psikologjike, jo fiziologjike”, tha ai, duke iu referuar mundësisë që disa kujtime të tilla të mos rikthehen lehtë në vetëdije.

Debati bëhet edhe më i ndërlikuar për shkak të kërkimeve të fundit mbi aktivitetin e trurit gjatë ringjalljes mjekësore. Një studim i udhëhequr nga Dr. Sam

Parnia në NYU Langone Health, i publikuar në revistën “Resuscitation”, raportoi se disa pacientë të rikthyer pas ndalimit të zemrës kishin kujtime të qarta nga periudha kur ishin pa vetëdije. Te disa prej tyre, studiuesit regjistruan edhe valë të trurit të lidhura me funksione më të larta njohëse gjatë përpjekjeve për ringjallje.

Kjo nuk do të thotë se shkenca ka provuar ekzistencën e jetës pas vdekjes ose të ferrit. Por tregon se kufiri mes vdekjes klinike, aktivitetit të trurit dhe përvojës subjektive të njeriut është më kompleks sesa mendohej më parë.

Për mjekësinë, vdekja klinike zakonisht lidhet me ndalimin e zemrës dhe të frymëmarrjes. Megjithatë, në disa raste, me ndërhyrje të shpejtë si CPR, pacientët mund të rikthehen në jetë. Pikërisht rrëfimet e këtyre pacientëve kanë nxitur prej dekadash debate mes mjekëve, psikologëve, neurologëve dhe studiuesve të vetëdijes.

Disa ekspertë i shohin këto përvoja si rezultat të proceseve të trurit nën stres ekstrem, mungesës së oksigjenit, ilaçeve, kujtimeve ose mekanizmave mbrojtës të mendjes. Të tjerë argumentojnë se disa raste janë shumë të vështira për t’u shpjeguar vetëm me biologji, sidomos kur personat pretendojnë se kanë dëgjuar ose parë gjëra që ndodhën gjatë kohës kur ishin pa vetëdije.

Pjesa më e kujdesshme e këtij debati është të mos kalohet nga dëshmia personale te përfundimi i prerë shkencor. Përvoja e një personi mund të jetë shumë reale për të, por shkenca kërkon prova të verifikueshme, të përsëritshme dhe të ndara nga interpretimet fetare ose kulturore.

Megjithatë, Wedgwood thotë se përvojat negative pranë vdekjes duhet të merren më seriozisht, veçanërisht për ndikimin që mund të kenë te njerëzit pas rikthimit në jetë. Një person që përjeton frikë ekstreme në prag të vdekjes mund të mbetet me ankth, turp, konfuzion ose frikë për vite me radhë.

Kjo është arsyeja pse disa studiues kërkojnë që mjekët dhe familjarët të jenë më të hapur ndaj rrëfimeve të tilla. Edhe nëse ato nuk provojnë se çfarë ndodh pas vdekjes, ato mund të tregojnë shumë për mënyrën se si mendja njerëzore përballet me momentin më të skajshëm të jetës. /Vrojtuesi

Zbulohen mesazhet që mësuesja 28-vjeçare i dërgonte nxënësit para se ta ftonte në shtrat
Një ish-mësuese amerikane, e dënuar për marrëdhënie të ndaluar me një nxënës 17-vjeçar, i kishte dërguar atij mesazhe ku fliste hapur për martesën, tensionet me bashkëshortin dhe paralajmërimet që kishte marrë për sjelljen e saj.

Dokumentet e reja zyrtare nga Zyra e Sherifit të Qarkut Spokane, të bëra publike së fundmi nga Daily Mail, zbulojnë se si McKenna Kindred manipulonte adoleshentin dhe përpiqej me çdo kusht të fshihte gjurmët e skandalit, trasnmeton Vrojtuesi.

Në momentin kur thashethemet nisën të përhapeshin në shkollë, mësuesja kaloi në panik duke i dërguar nxënësit urdhra të prerë për të shpëtuar veten: “Fshije këtë bisedë menjëherë,” dhe “Mos i trego askujt, kjo do të më shkatërronte.” Ajo madje e udhëzoi djalin se çfarë të thoshte nëse zbuloheshin: “Nëse vjen policia, ne thjesht kemi folur për shkollën dhe asgjë tjetër”.

Sipas dosjes hetimore, komunikimi mes tyre kishte kaluar çdo kufi profesional. Në një prej shkëmbimeve të mesazheve, nxënësi e kishte pyetur: “A zemërohet ndonjëherë burri yt me ty?”. Kindred i ishte përgjigjur duke përmendur një paralajmërim që i kishte bërë bashkëshorti i saj.

Burri avokat i ish-mësueses, Kyle Kindred, ishte në një udhëtim gjuetie kur gruaja e tij kreu marrëdhënie të ndaluar me nxënësin në shtëpinë e tyre.

“Jo i zemëruar tamam. Më shumë si: ‘Duhet të kesh kujdes. Je tërheqëse, nxënësit e dinë këtë dhe mund të futesh në telashe nëse nuk tregohesh e kujdesshme’,” i kishte shkruar ajo 17-vjeçarit.

Ky mesazh u bë prova kryesore e prokurorisë, pasi vërtetonte se ajo ishte plotësisht e vetëdijshme për rrezikun. Megjithatë, Kindred vazhdoi t’i rrëfente nxënësit problemet martesore, duke i thënë se debatonte shpesh me të shoqin.

“Nuk bëhem e mërzitur derisa ai të kthehet në shtëpi. Prandaj ti më ndihmon më shumë nga sa e kupton”, i kishte shkruar ajo.

Marrëdhënia mes tyre arriti kulmin në nëntor të vitit 2022. Ndërsa bashkëshorti i saj ishte larg për gjueti, Kindred e ftoi nxënësin në shtëpi, ku kryen marrëdhënie të ndaluar në shtratin e saj martesor për tre orë e gjysmë.

Shtëpia ku mësuesja 28-vjeçare ftoi nxënësin adoleshent dhe kreu marrëdhënie të ndaluar në shtratin martesor, ndërsa bashkëshorti i saj ishte larg.

Në dosje u përfshinë edhe mesazhe të tjera direkte si: “Doja që të ishe në dhomën time,” “Më pëlqen shumë të më prekësh,” dhe “Kur vajzat e tjera flasin për ty në klasën time, e ndiej veten duke u zemëruar.”

Skandali shpërtheu përfundimisht në dhjetor 2022, kur miqtë e adoleshentit zbuluan fotot e bisedave (screenshots) dhe ia dorëzuan ato zyrtarëve të shkollës. Rasti u dërgua në polici nga nëna e nxënësit, e cila e cilësoi ngjarjen si një abuzim të pastër me pozicionin e autoritetit që dëmtoi rëndë gjendjen emocionale të djalit të saj.

Në gjykatë, McKenna Kindred shpërtheu në lot dhe i kërkoi falje viktimës dhe familjes së tij, duke pranuar se humbi karrierën, miqtë dhe lirinë.

Ish-mësuesja McKenna Kindred gjatë seancës në gjykatë ku u ballafaqua me mesazhet sekrete dhe vendimin e jurisë.

Ajo u dënua me dy vjet shërbim prove për sjellje të paligjshme ndaj një të mituri dhe komunikim të papërshtatshëm, si dhe i dhe u urdhërua të përfshihet për 10 vjet në Regjistrin e Personave të Dënuar për Vepra Penale Seksuale. /Vrojtuesi

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësime përtej kufijve
Kur Kazakistani nisi programin e parë në shkallë të gjerë të Azisë Qendrore për mbjelljen e reve më 17 maj, ai e quajti atë një përgjigje të teknologjisë së lartë ndaj thatësirës, mungesës së ujit dhe përshpejtimit të shkretëtirëzimit.

I zhvilluar në rajonin jugor të Turkistanit në partneritet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), projekti ka cak më shumë se 900.000 hektarë tokë bujqësore të rrezikuar, me qëllim rritjen e reshjeve dhe stabilizimin e prodhimit bujqësor në një nga zonat më të thata të vendit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Mbjellja e reve është një teknikë e modifikimit të motit që shpërndan substanca në re për të nxitur reshje dhe për të rritur sasinë e shiut ose borës.

Por, përtej kufirit, në vendet fqinje, eksperimenti ka ngjallur shqetësime të menjëhershme nëse manipulimi i shiut në një shtet mund të ketë pasoja të padëshiruara përtej kufijve të tij.

Debati vjen në një kohë kur modifikimi i motit po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një kërkim shkencor në një pikë tensioni gjeopolitik.

Një postim i mëvonshëm, i fshirë nga rrjetet sociale, i Ambasadës së Iranit në Afganistan më 21 prill pretendonte se një sulm ushtarak iranian ndaj një objekti sekret të Emirateve të Bashkuara Arabe kishte ndryshuar modelet e motit në Lindjen e Mesme.

Postimi mburrej se operacioni ushtarak kishte “përmirësuar” kushtet rajonale të motit, duke iu referuar reshjeve të pazakonta dhe një rënieje prej rreth 5 gradë Celsius në zonat jashtëzakonisht të nxehta të Iranit dhe Irakut.

Ndërsa ky pretendim u tall gjerësisht nga meteorologët botërorë, ai nxori në pah një prirje më të gjerë: Irani ka akuzuar vazhdimisht fqinjët e tij – veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite – se “vjedhin retë” e tij dhe përdorin teknologji për mbledhjen e shiut si armë klimatike. Shqetësime të ngjashme po shfaqen tani edhe në Azinë Qendrore.

Stuhia në rrjetet sociale

Vetëm një ditë pas fillimit të eksperimentit, agjencia meteorologjike e Kazakistanit, Kazhydromet, lëshoi një parashikim që paralajmëronte reshje të dendura në disa rajone jugore.

Kur stuhitë mbërritën sipas parashikimit, rrjetet sociale u mbushën shpejt me spekulime se reshjet ishin rezultat i drejtpërdrejtë i operacioneve të mbjelljes së reve.

Reagimi u përshkallëzua me shpejtësi, duke e detyruar Kazhydromet të lëshojë një sqarim se reshjet ishin shkaktuar nga një sistem ciklonor natyror që po lëvizte në rajon.

Por, deri atëherë, debati kishte kaluar kufijtë dhe ishte bërë pjesë e diskursit më të gjerë rajonal mbi kontrollin e motit dhe sigurinë e ujit.

Në Kirgizi, shqetësimet u shfaqën pothuajse menjëherë. Ish-kryeministri Akylbek Japarov, paralajmëroi se sistemet atmosferike nuk respektojnë kufijtë shtetërorë dhe se ndërhyrjet në shkallë të gjerë mund të prishin ciklin ujor rajonal, tashmë të brishtë.

“Republika e Kirgizisë është një nga vendet kryesore në rajon për sa i përket formimit të burimeve ujore”, shkroi ai.

“Akullnajat tona po shkrihen me shpejtësi. Lumenjtë, liqenet dhe balanca e ujit varen drejtpërdrejt nga qarkullimi i lagështisë, temperatura dhe reshjet. Nëse teknologjitë e ndikimit artificial në atmosferë fillojnë të përdoren gjerësisht në rajon, pasojat mund të jenë afatgjata dhe të prekin të gjithë ekosistemin e Azisë Qendrore”, shtoi ai.

Ekspertë të tjerë kirgizë bënë thirrje për koordinim urgjent rajonal. Ata u kërkuan qeverive të fillojnë mbledhjen e të dhënave bazë mjedisore – përfshirë nivelet e reshjeve, masën e akullnajave dhe nivelet e ujit në liqene – për të siguruar që mosmarrëveshjet e ardhshme mbi ujin dhe ndikimet klimatike të mund të vlerësohen me prova, jo me spekulime.

Çfarë thotë shkenca?

Shkencëtarët e atmosferës thonë se frika për “vjedhjen” ndërkufitare të shiut nuk mbështetet nga shkenca. Robert M. Rauber, profesor i shkencave klimatike dhe atmosferike në Universitetin e Illinois Urbana-Champaign, i tha Radios Evropa e Lirë se efektet e mbjelljes së reve janë shumë të lokalizuara.

I pyetur nëse shiu artificial në një vend mund të ulë reshjet në shtetet fqinje, Rauber u përgjigj: “Jo. Efektet janë shumë lokale”. Ai u shpreh po aq skeptik ndaj pretendimeve se mbjellja e reve mund të ndryshojë modelet e motit përtej kufijve.

Rauber shpjegoi se mbjellja e reve rrit reshjet brenda sistemeve ekzistuese të reve, në vend që të krijojë modele të reja moti ose të ridrejtojë lagështinë atmosferike. Në varësi të kushteve, ajo përdor ose jod argjendi ose grimca mikroskopike kripe, megjithëse ai tha se nuk mund ta vlerësonte projektin e Azisë Qendrore pa më shumë detaje.

Ndërsa mbjellja e reve është studiuar gjerësisht, efektiviteti i saj varet shumë nga kushtet lokale atmosferike, shtoi ai.

Rauber gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet mjedisore për jodin e argjendit, duke thënë: “Ka aq pak nga ky material sa është i pazbulueshëm në mostrat e ujit të mbledhura në tokë”.

Hendeku i qeverisjes

Edhe mes ekspertëve që hedhin poshtë idenë e manipulimit ndërkufitar të motit, mbeten shqetësime për qeverisjen, transparencën dhe mungesën e një kuadri të përbashkët ligjor për ndërhyrjet atmosferike në Azinë Qendrore.

Bulat Yessekin, koordinator i Platformës së Ekspertëve të Azisë Qendrore për Menaxhimin e Burimeve Ujore, i tha REL-it se mbjellja e reve i përket një kategorie më të gjerë të teknologjive të gjeo-inxhinierisë, pasojat afatgjata të të cilave mbeten të pamjaftueshëm të studiuara.

“Kjo i përket një serie zgjidhjesh të gjeo-inxhinierisë që sot nuk mbështeten në nivel të OKB-së dhe nuk mbështeten gjerësisht nga komuniteti shkencor”, tha ai.

“Ka disa rezoluta të OKB-së që lidhen me zgjidhjet e gjeo-inxhinierisë. Ato thonë se duhet të jemi të kujdesshëm. Derisa të kemi studiuar të gjitha pasojat, nuk rekomandohet përdorimi i tyre”, shtoi ai.

Ai argumentoi se shtetet fqinje kanë të drejtë të kërkojnë sqarime kur nisin projekte të tilla.

“Kur fqinji juaj fillon të riparojë një çati ose një dysheme, është krejt normale të pyesësh se si mund të ndikojë kjo tek ju”, tha Yessekin.

Ai gjithashtu iu referua obligimeve të Kazakistanit sipas Konventës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar.

“Kazakistani ka nënshkruar Konventën për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në një Kontekst Ndërkufitar [Konventa e Espoos]. Ne kemi marrë përsipër detyrime që, para se të bëjmë diçka që mund të ndikojë në rajonet fqinje, duhet të zhvillojmë konsultime dhe vlerësime shkencore”, shpjegoi ai.

Për Yessekin, megjithatë, çështja më e thellë është nëse mbjellja e reve adreson shkaqet rrënjësore të stresit ujor në Azinë Qendrore.

“Duhet të mbështetemi sot në rekomandime shkencore dhe zgjidhje tashmë të njohura, jo në hipoteza”, tha ai. “Kjo do të thotë jo kapjen e ujit nga retë, por rikthimin e rrjedhave natyrore të ujit”.

Ai iu referua kërkimeve që sugjerojnë se degradimi në shkallë të gjerë i sistemeve pyjore të Euroazisë mund të luajë një rol më të madh në mungesën rajonale të ujit sesa përpjekjet e lokalizuara për modifikim të motit.

Profesori Zhanay Sagin nga Universiteti Teknik Kazako-Britanik gjithashtu paralajmëroi se futja e këtyre teknologjive, pa një konsensus rajonal, mund të thellojë mosbesimin.

“Teknologjia që Kina prezantoi në Tibet dëmton vendet fqinje”, tha Sagin. “Është një teknologji interesante. Por, nga ana tjetër, pa konsensus rajonal, ajo mund të ushqejë mosbesim mes shteteve fqinje”.

Reagimi zyrtar

Agjencia shtetërore e motit e Kazakistanit, Kazhydromet, refuzoi të komentojë lidhur me debatin ndërkufitar, duke thënë se kjo çështje është jashtë kompetencave të saj institucionale.

Një përgjigje më e detajuar dha Qendra e Kazakistanit për Mbështetjen e Qeverisjes Digjitale, e cila hodhi poshtë pretendimet se operacionet e mbjelljes së reve mund të privonin vendet fqinje nga reshjet.

“Pavarësisht shumë viteve të përdorimit të këtyre teknologjive në rajone të ndryshme kufitare të botës, komuniteti shkencor ende nuk ka ofruar prova se operacionet lokale për rritjen artificiale të reshjeve në një vend kanë çuar në uljen e reshjeve në vendet fqinje”, tha qendra.

“Nuk ka prova të konfirmuara shkencore se teknologjitë e reshjeve artificiale shkaktojnë thatësira në vendet fqinje, përshpejtojnë shkrirjen e akullnajave, shkaktojnë ndryshime klimatike ose mund të përdoren si mjet për të ndikuar vendet e tjera”, shtoi qendra.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Uzbekistani ka njoftuar plane për të futur teknologji të ngjashme, duke sugjeruar se mbjellja e reve mund të bëhet një praktikë më e përhapur rajonale, në vend të një eksperimenti të njëanshëm.

Në fakt, Uzbekistani ka zgjeruar gradualisht programet e veta që nga viti 2023, duke vendosur sisteme tokësore në zona të kufizuara pilot. Ndryshe nga operacionet e Kazakistanit në shkallë të gjerë ajrore mbi territore të gjera bujqësore, provat e Uzbekistanit mbeten më të vogla në shkallë dhe të kufizuara gjeografikisht, duke reflektuar një qasje më të lokalizuar ndaj modifikimit të motit. /REL

80 vjet jetë për Donald Trump, presidenti amerikan feston sot ditëlindjen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shënon sot 80-vjetorin e lindjes në një atmosferë që ndërthur festimet me zhvillimet e rëndësishme politike brenda dhe jashtë vendit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ditëlindja e presidentit po shënohet me aktivitete të veçanta, përfshirë një ngjarje të lidhur me sportet e arteve marciale të përziera, një disiplinë që Trump e ka mbështetur publikisht ndër vite.

Megjithatë, festimet vijnë në një moment kur administrata amerikane po përballet me sfida të shumta në arenën ndërkombëtare, veçanërisht lidhur me tensionet dhe përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme.

Në të njëjtën kohë, zhvillimet politike dhe vendimet institucionale në Washington kanë vazhduar të tërheqin vëmendjen e opinionit publik, duke e bërë këtë ditëlindje të presidentit pjesë të një konteksti më të gjerë politik.

Donald Trump mbetet një nga figurat më të diskutuara në politikën amerikane, ndërsa 80-vjetori i tij po shënohet mes vëmendjes së madhe mediatike dhe debatit publik.

Publikohet audio e vjetër e NASA-s ku përmendet një “bazë alienësh”
Një audio e vjetër e NASA-s nga misioni Apollo 16 është bërë pjesë e dosjeve të reja për UFO-t, të publikuara nga Pentagoni. Në regjistrim përmendet një “alien starbase”, por autoritetet amerikane nuk kanë thënë se kjo është provë për jetë jashtëtokësore.

Sipas Daily Mail, ky regjistrim është pjesë e paketës së tretë të dosjeve të deklasifikuara nga Pentagoni për fenomenet e paidentifikuara ajrore, të njohura zyrtarisht si UAP, transmeton Vrojtuesi.

Ajo që ka marrë më së shumti vëmendje është një moment i shkurtër në audio, ku gjatë një diskutimi teknik për të dhënat e misionit dëgjohet një koment për një “alien starbase”, që në shqip mund të përkthehet si bazë alienësh ose bazë jashtëtokësore.

An "alien starbase" on the backside of the moon – via the third tranche of declassified UAP files:#ufo #uap #disclosureday https://t.co/mK3gRLLxlE pic.twitter.com/WbIYRP495n

— HermaJestar (@HermaJestar) June 12, 2026

Ky fragment ka mjaftuar kjo pjesë të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, sidomos pasi lidhet me Apollo 16, një nga misionet më të njohura të NASA-s në Hënë.

Apollo 16 u zhvillua në vitin 1972 dhe ishte misioni i pestë me njerëz që u ul në sipërfaqen e Hënës. Pas kthimit të astronautëve në Tokë, NASA zhvilloi debrief-e të gjata, ku diskutoheshin vëzhgimet, eksperimentet, të dhënat shkencore dhe çdo detaj që mund të kishte rëndësi për misionet e ardhshme.

Në këtë rast, audioja e publikuar raportohet se është më shumë se dy orë e gjatë dhe përmban diskutime teknike nga misioni Apollo 16. Brenda saj, komenti për një “alien starbase” është i shkurtër dhe nuk shoqërohet me një përfundim zyrtar se në Hënë është parë ose zbuluar një bazë alienësh.

Kjo është pika më e rëndësishme e historisë.

Një fjali e pazakontë në një regjistrim të vjetër nuk është e njëjtë me një provë shkencore. Po ashtu, një objekt i paidentifikuar, një dritë e çuditshme apo një koment i paqartë nuk do të thotë automatikisht se bëhet fjalë për alienë.

Në gjuhën zyrtare amerikane, UAP do të thotë fenomen i paidentifikuar. Kjo nënkupton se autoritetet nuk kanë arritur ta shpjegojnë menjëherë atë që është parë, dëgjuar ose regjistruar. Por e paidentifikuar nuk do të thotë domosdoshmërisht jashtëtokësore.

Megjithatë, publikimi ka ngjallur interes sepse vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po hapin gjithnjë e më shumë dosje të vjetra për UFO-t. Paketa e fundit përfshin dokumente, video, fotografi, audio dhe dëshmi të ndryshme nga agjenci amerikane.

Në disa prej këtyre rasteve përmenden drita misterioze në qiell, objekte që duken si sfera të kuqe ose të bardha, pamje të paqarta dhe raporte nga persona që pretendojnë se kanë parë fenomene të pazakonta.

Një pjesë e dosjeve mbetet e paqartë. Në disa raste mungojnë të dhënat e plota, këndet e sakta të vëzhgimit, informacionet teknike ose analiza përfundimtare.

Prandaj, autoritetet amerikane i kanë paraqitur si raste të pazgjidhura, jo si prova të kontaktit me jetë jashtëtokësore.

Debati është bërë edhe më i ndjeshëm pas deklaratave të mëhershme të ish-presidentit amerikan Barack Obama. I pyetur për alienët, Obama kishte thënë se beson se ata janë “realë”, por më pas kishte sqaruar se nuk i ka parë dhe se gjatë kohës sa ishte president nuk kishte gjetur prova për kontakt me jashtëtokësorë.

Ai po ashtu kishte hedhur poshtë idenë se alienët mbahen të fshehur në Area 51, duke thënë me humor se një sekret i tillë do të duhej t’i ishte fshehur edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Për ata që besojnë te UFO-t, audioja e Apollo 16 është një copë e re në një mozaik të madh misteresh. Për skeptikët, ajo është vetëm një koment i shkëputur nga një diskutim teknik, pa peshë të mjaftueshme për të ndryshuar atë që dimë për Hënën dhe hapësirën.

Ajo që dihet me siguri është se qeveria amerikane po publikon materiale që dikur kanë qenë të klasifikuara dhe se interesi i publikut për këtë temë nuk është zbehur. Përkundrazi, çdo dokument i ri, çdo video e paqartë dhe çdo audio e vjetër e rikthen të njëjtën pyetje.

A janë këto vetëm keqkuptime, drita, objekte ushtarake dhe fenomene natyrore që ende nuk janë shpjeguar mirë, apo brenda këtyre dosjeve fshihet diçka më e madhe?

Përgjigjja ende nuk është dhënë. Por fakti që edhe pas më shumë se gjysmë shekulli një koment nga misionet Apollo mund të ndezë miliona njerëz në rrjetet sociale tregon se misteri i Hënës, UFO-ve dhe jetës jashtë Tokës vazhdon të jetë një nga temat që njerëzimi nuk është gati ta lërë pas. /Vrojtuesi

Evropa po plaket, kush do t’i paguajë pensionet e së ardhmes?
Për dekada, Evropa premtoi jetë të sigurt, punë, pension, shëndetësi dhe pleqëri të qetë. Por ky model kishte një kusht të heshtur, gjithmonë duhej të kishte mjaft të rinj që punonin për ta mbajtur sistemin gjallë. Tani ky kusht po dobësohet.

Evropa po plaket me shpejtësi dhe pyetja që dikur dukej e largët po bëhet gjithnjë e më praktike. Kush do t’i paguajë pensionet, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet për një popullsi gjithnjë më të vjetër?

Problemi nuk është vetëm se njerëzit po jetojnë më gjatë. Kjo, në vetvete, është një arritje e madhe shoqërore. Problemi është se Evropa po lind më pak fëmijë, ndërsa brezat që po hyjnë në pension janë më të mëdhenj se brezat që po hyjnë në tregun e punës.

Në shumë vende evropiane, pensionet nuk paguhen nga një “kasafortë” ku secili e ka të ruajtur paranë e vet. Në pjesën më të madhe, sistemi funksionon me logjikën që punëtorët e sotëm, përmes kontributeve dhe taksave, financojnë pensionistët e sotëm. Kur numri i punëtorëve bie dhe numri i pensionistëve rritet, matematika bëhet më e vështirë.

Sipas Eurostatit, në vitin 2025 Bashkimi Evropian kishte pak më shumë se tre persona në moshë pune për çdo person mbi 65 vjeç, transmeton Vrojtuesi.

Ky raport pritet të rëndohet ndjeshëm gjatë dekadave të ardhshme. Projeksionet tregojnë se deri në fund të shekullit, Evropa mund të ketë rreth dy të moshuar për çdo tre persona në moshë pune.

Kjo nuk është vetëm statistikë demografike. Është presion mbi buxhetet, mbi familjet, mbi spitalet, mbi tregun e punës dhe mbi politikën.

Në debatet publike, migrimi shpesh paraqitet si çështje kulture, identiteti ose sigurie. Por pas shumë politikave të migrimit në Evropë qëndron edhe një arsye më e fortë. Ekonomia ka nevojë për njerëz.

Në sektorë si ndërtimi, transporti, kujdesi për të moshuarit, hoteleria, teknologjia dhe shëndetësia, shumë vende evropiane përballen me mungesë punëtorësh.

Kjo mungesë bëhet më e ndjeshme kur popullsia vendase plaket dhe kur të rinjtë nuk mjaftojnë për të zëvendësuar ata që dalin në pension.

Prandaj, kur Gjermania, Austria, Zvicra, Italia apo vende të tjera kërkojnë punëtorë nga jashtë, kjo nuk ndodh vetëm sepse ato shoqëri janë “të hapura”. Në shumë raste, migrimi është pjesë e formulës që mban në këmbë ekonominë, shërbimet publike dhe sistemet sociale.

Këtu hyn edhe Ballkani. Për shumë shqiptarë, migrimi në Evropë shihet si rrugë për një pagë më të mirë, jetë më të sigurt dhe mundësi më të mëdha për familjen.

Për vendet pritëse, ata nuk janë vetëm emigrantë. Janë infermierë, shoferë, punëtorë ndërtimi, kamarierë, teknikë, programerë, kujdestarë të të moshuarve dhe kontribuues në sistemet e taksave.

Me fjalë të tjera, një i ri nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia e Veriut që punon në Gjermani nuk është vetëm pjesë e historisë së vet personale. Ai bëhet edhe pjesë e matematikës demografike të Evropës.

Një nga arsyet kryesore pse Evropa po plaket është rënia e lindshmërisë. Eurostat ka raportuar se në vitin 2024 në Bashkimin Evropian lindën 3.55 milionë foshnje, ndërsa norma e fertilitetit ra në 1.34 lindje për grua. Kjo është shumë poshtë nivelit që zakonisht nevojitet për ta mbajtur popullsinë të qëndrueshme pa migrim.

Kur lindin më pak fëmijë, efekti nuk shihet menjëherë në pensione. Ai shfaqet pas 20, 30 ose 40 vjetësh, kur mungojnë brezat që duhet të hyjnë në tregun e punës. Kjo është arsyeja pse demografia është problem i ngadalshëm, por shumë i fuqishëm. Ajo nuk shpërthen brenda një dite, por kur fillon të ndihet, është e vështirë të kthehet shpejt mbrapa.

Në pamje të parë, qytetet evropiane mund të duken plot jetë, me ekonomi të zhvilluar dhe tregje pune aktive. Por nën sipërfaqe, struktura e popullsisë po ndryshon. Ka më shumë njerëz që kanë nevojë për pension, kujdes mjekësor dhe mbështetje afatgjatë, ndërsa pjesa që punon dhe paguan kontribute nuk po rritet me të njëjtin ritëm.

Evropa ka disa rrugë për ta përballuar plakjen, por asnjëra nuk është e lehtë.

Një mundësi është rritja e taksave dhe kontributeve. Kjo do të thotë që punëtorët dhe bizneset të paguajnë më shumë për të mbajtur sistemin. Por taksat më të larta mund të krijojnë pakënaqësi dhe të rëndojnë ekonominë.

Një mundësi tjetër është rritja e moshës së pensionimit. Kjo tashmë është diskutuar ose zbatuar në disa vende evropiane. Logjika është e thjeshtë, nëse njerëzit jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm, mund të punojnë disa vite më shumë. Por kjo nuk është njësoj për të gjithë. Dikush që punon në zyrë mund ta ketë më të lehtë të punojë deri në moshë më të shtyrë sesa dikush që ka kaluar jetën në ndërtim, fabrikë apo punë fizike.

Zgjidhja e tretë është ulja e përfitimeve. Kjo do të thotë pensione më të vogla ose rritje më e ngadaltë e tyre. Politikisht, kjo është një nga rrugët më të vështira, sepse pensionistët janë grup i madh votuesish dhe shpesh më aktivë në zgjedhje.

Zgjidhja e katërt është migrimi. Evropa mund të sjellë më shumë punëtorë nga jashtë për të mbushur boshllëqet në tregun e punës. Por edhe kjo sjell debate politike, tensione kulturore dhe sfida integrimi.

Në praktikë, Evropa nuk do të zgjedhë vetëm njërën nga këto rrugë. Me shumë gjasë, do të përdorë nga pak prej të gjithave, më shumë punëtorë të huaj, pensionim më të vonshëm, më shumë automatizim, më shumë presion mbi buxhetet dhe reforma të vazhdueshme në sistemet sociale.

Pjesa më e ndjeshme për rajonin është se nevoja e Evropës për punëtorë po përputhet me dëshirën e shumë të rinjve nga Ballkani për t’u larguar. Kjo krijon një realitet me dy fytyra.

Për individin, migrimi mund të jetë sukses. Ai sjell pagë më të mirë, siguri më të madhe dhe mundësi për familjen. Por për vendin e origjinës, largimi masiv i të rinjve mund të thotë më pak punëtorë, më pak mjekë, më pak profesionistë, më pak lindje dhe më shumë presion mbi ekonominë vendore.

Banka Botërore ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor është i prekur rëndë nga migrimi, me gati një të katërtën e qytetarëve që jetojnë jashtë rajonit. Në një raport tjetër për rajonin, theksohet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë ndër popullsitë që po plaken më shpejt në Evropë dhe se dalja jashtë e njerëzve në moshë pune e rëndon edhe më shumë këtë proces.

Kjo e bën pyetjen edhe më të madhe. A po ndërtohet e ardhmja e Evropës mbi punëtorë që vijnë nga vende që vetë po boshatisen?

Për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin, kjo nuk është vetëm çështje migrimi. Është çështje zhvillimi. Nëse të rinjtë largohen sepse jashtë paguhen më mirë, atëherë problemi nuk zgjidhet vetëm duke u thënë të qëndrojnë. Duhet ekonomi që krijon vende pune dinjitoze, paga më të mira, shërbime më të besueshme dhe një ndjenjë se e ardhmja mund të ndërtohet edhe në vendin e tyre.

Evropa po plaket dhe i duhen punëtorë të rinj. Ballkani ka ende të rinj, por po i humb ata për shkak të mungesës së perspektivës. Njëra palë kërkon njerëz për ta mbajtur sistemin gjallë. Tjetra i humb pikërisht ata që i duhen për ta ndërtuar të ardhmen e vet.

Kjo është arsyeja pse pyetja për pensionet nuk është vetëm problem i Brukselit, Berlinit apo Romës. Është edhe pyetje për Prishtinën, Tiranën e Shkupin. Sepse kur një i ri largohet, ai mund ta ndihmojë ekonominë e Evropës, por pas vetes lë një boshllëk që nuk matet vetëm me numra. Matet me familje, shkolla, spitale, biznese dhe me të ardhmen e një vendi që çdo vit mbetet me më pak njerëz.

Fati që sot po e shqetëson Evropën mund ta ndjekë nesër edhe Prishtinën, Tiranën e Shkupin. Sepse kur të rinjtë largohen për të mbajtur gjallë ekonomitë e vendeve të pasura, vendet prej nga ikin mbeten me më pak punëtorë, më pak kontribute dhe më pak njerëz që mund ta mbajnë gjallë sistemin. Evropa po kërkon të rinj për ta paguar faturën e plakjes së saj, por Ballkani rrezikon ta marrë të njëjtën faturë më vonë, në një formë edhe më të rëndë. /Vrojtuesi

Pse ende nuk kemi gjetur asnjë gjurmë të alienëve?
Njerëzimi ende nuk ka gjetur prova të sigurta se jeta jashtëtokësore ekziston. Megjithatë, dy ide të reja po e bëjnë debatin më interesant, ndoshta shenjat e fundit për jetë në Mars dhe në një planet të largët nuk janë aq të forta sa u dukën në fillim, dhe ndoshta alienët, nëse ekzistojnë, nuk janë civilizime të jashtëzakonshme që udhëtojnë lirshëm nëpër galaktika.

Për dekada me radhë, njerëzit i kanë imagjinuar alienët si qenie shumë më të avancuara se ne, me anije gjigante, teknologji të pakuptueshme, aftësi për të udhëtuar mes yjeve dhe ndoshta me njohuri që do të ndryshonin gjithçka që dimë për universin. Por disa shkencëtarë po sugjerojnë një mundësi shumë më të thjeshtë dhe, në njëfarë mënyre, më zhgënjyese.

Sipas një teorie të përmendur nga VICE, astrofizikani Robin Corbet, i lidhur me NASA Goddard Space Flight Center dhe Universitetin e Marylandit, ka propozuar idenë e “zakonshmërisë radikale”, përcjell Vrojtuesi.

Me fjalë të thjeshta, kjo teori thotë se alienët mund të ekzistojnë, por mund të mos jenë shumë më të avancuar se njerëzit. Ata mund të kenë arritur një nivel të lartë teknologjie, por jo domosdoshmërisht atë nivel që do t’u lejonte të pushtonin galaktikën, të ndërtonin struktura gjigante rreth yjeve apo të dërgonin sinjale të fuqishme për miliona vjet.

Kjo ide lidhet drejtpërdrejt me një nga pyetjet më të famshme të kërkimit për jetë jashtëtokësore, nëse universi është kaq i madh dhe ka kaq shumë planetë, pse nuk kemi parë ende askënd?

Kjo njihet si Paradoksi i Fermit. Nga njëra anë, numri i yjeve dhe planetëve është aq i madh sa duket e arsyeshme të mendohet se jeta duhet të ketë lindur edhe diku tjetër. Nga ana tjetër, deri më sot nuk kemi asnjë sinjal të konfirmuar, asnjë objekt të provuar dhe asnjë dëshmi të pakontestueshme për një civilizim jashtëtokësor.

Shpjegimet kanë qenë të shumta. Disa kanë sugjeruar se alienët mund të jenë shumë larg. Të tjerë mendojnë se civilizimet mund të shkatërrohen para se të arrijnë teknologjinë e nevojshme për udhëtime ndëryjore. Ka edhe teori më spekulative, sipas të cilave Toka mund të jetë duke u vëzhguar në heshtje, ose njerëzimi mund të jetë shumë primitiv për t’i vënë re këto vëzhgime.

Por teoria e “zakonshmërisë radikale” është më pak dramatike. Ajo thotë se ndoshta nuk ka nevojë për një shpjegim të madh. Ndoshta shumica e civilizimeve, edhe kur arrijnë të zhvillojnë shkencë dhe teknologji, përballen me kufij praktikë: energjia kushton shumë, udhëtimi mes yjeve është tepër i ngadalshëm, ndërtimi i strukturave gjigante nuk ka kuptim ekonomik dhe dërgimi i sondave nëpër galaktikë mund të jetë më i rrezikshëm se i dobishëm.

Në këtë skenar, alienët nuk janë domosdoshmërisht të fshehur. Ata thjesht mund të jenë të bllokuar në sistemet e tyre yjore, ashtu siç jemi edhe ne.

Kjo e ndryshon mënyrën se si e shohim kërkimin për jetë jashtëtokësore. Ndoshta nuk duhet të presim një mesazh të qartë nga një supercivilizim. Ndoshta shenja më realiste nuk do të ishte një

anije kozmike, por diçka shumë më modeste, që mund të ishte një sinjal i dobët radio, një gjurmë kimike në atmosferën e një planeti, ose një provë mikroskopike në një shkëmb marsian.

Pikërisht këtu hyn pjesa e dytë e debatit. Në vitet e fundit, disa zbulime të superplanetëve kanë nxitur tituj të mëdhenj për mundësinë e jetës jashtëtokësore, por astrobiologët janë treguar shumë më të kujdesshëm sesa publiku dhe mediat.

Një nga rastet më të diskutuara lidhet me planetin K2-18b, një ekzoplanet që ndodhet rreth 124 vite dritë larg Tokës. Shkencëtarët kanë raportuar sinjale të mundshme të molekulave që në Tokë lidhen me aktivitet biologjik, përfshirë dimetil sulfide dhe dimetil disulfide. Këto molekula, në planetin tonë, prodhohen kryesisht nga organizma të gjallë, sidomos nga mikroorganizmat detarë.

Kjo tingëllon e madhe. Por problemi është se një sinjal kimik nuk është i njëjtë me zbulimin e jetës. Atmosferat e planetëve të largët lexohen përmes dritës që kalon nëpër to, dhe këto të dhëna mund të jenë të vështira për t’u interpretuar. Një molekulë që në Tokë lidhet me jetën mund të ketë një burim tjetër në një planet shumë ndryshe nga Toka.

Rasti tjetër është “Cheyava Falls”, një shkëmb në Mars i studiuar nga roveri Perseverance. NASA ka thënë se shkëmbi përmban shenja që mund të lidhen me procese kimike të afta të mbështesnin jetë mikrobiale në të kaluarën e largët të Marsit. Por edhe këtu fjala kyçe është “mund”. Shkencëtarët nuk kanë thënë se kanë gjetur jetë, por se kanë gjetur një bioshënjë të mundshme që kërkon analiza të mëtejshme.

Sa i madh është dallimi mes titujve në media dhe kujdesit të shkencëtarëve, e tregon edhe një studim i botuar në revistën Nature Astronomy. Studiuesit anketuan astrobiologë pas dy njoftimeve të mëdha për K2-18b dhe shkëmbin marsian “Cheyava Falls”. Rezultatet treguan se shumica e ekspertëve nuk ishin të bindur se jeta jashtëtokësore ishte zbuluar. Për K2-18b, vetëm një pjesë shumë e vogël e astrobiologëve u pajtuan se jeta ndoshta ishte gjetur. Për Marsin, besimi ishte pak më i lartë, por sërish larg një konsensusi shkencor.

Kjo nuk do të thotë se zbulimet nuk kanë rëndësi. Përkundrazi, ato tregojnë se kërkimi për jetë jashtëtokësore po bëhet më serioz dhe më i sofistikuar. Por ato tregojnë edhe diçka tjetër, se rruga nga “kemi gjetur një shenjë interesante” deri te “kemi gjetur jetë” është shumë e gjatë.

NASA, në shpjegimet e saj për astrobiologjinë, thekson se deri më sot nuk është gjetur jetë përtej Tokës dhe nuk ka prova se jeta jashtëtokësore ka vizituar planetin tonë. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët bëjnë dallim të qartë mes bioshënjave, teknoshënjave dhe provave përfundimtare.

Bioshënjat janë gjurmë që mund të tregojnë praninë e jetës, si disa molekula në atmosferë, struktura në shkëmbinj apo përbërje kimike që në Tokë lidhen me organizma të gjallë. Teknoshënjat janë diçka tjetër. Ato janë shenja të teknologjisë, si sinjale radio, drita artificiale, ndotje atmosferike industriale ose struktura të mëdha rreth yjeve. Deri tani, asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar si provë e jetës jashtëtokësore.

Interesi publik për këtë temë është rritur edhe për shkak të kulturës popullore. Ditë më parë, regjisori Steven Spielberg deklaroi se filmi i tij i ri për alienët nuk do të trajtojë vetëm pyetjen nëse jeta jashtëtokësore ekziston, por edhe çfarë do të ndodhte me besimin, fenë dhe mënyrën se si njerëzimi e kupton veten, nëse një ditë kjo do të vërtetohej.

Kjo është arsyeja pse çdo njoftim për alienët merr vëmendje të jashtëzakonshme. Njerëzit nuk duan vetëm të dinë nëse ka mikrobe në Mars apo gazra të çuditshëm në atmosferën e një planeti të largët. Ata duan të dinë nëse ekziston dikush tjetër që mendon, ndërton, komunikon dhe ndoshta e ka bërë pyetjen e njëjtë siç e kemi bërë ne: “a jemi vetëm?”.

Por përgjigjja më e mundshme, të paktën tani për tani, mund të jetë më pak spektakolare. Nëse jeta ekziston diku tjetër, ajo mund të jetë mikrobiale. Nëse ekzistojnë civilizime, ato mund të jenë të rralla, të shpërndara larg njëra-tjetrës dhe të kufizuara nga të njëjtat barriera fizike që na kufizojnë edhe neve. Mund të kenë teleskopë, sinjale, robotë dhe ambicie, por jo domosdoshmërisht teknologjinë magjike që i kemi dhënë në filma.

Ndoshta problemi nuk është se alienët nuk po na kontaktojnë. Ndoshta problemi është se ne kemi pritur prej tyre diçka që universi rrallë e lejon, civilizime të pakufizuara, teknologji të pamposhtur dhe udhëtime të lehta mes yjeve. Nëse një ditë gjejmë jetë përtej Tokës, zbulimi mund të mos ngjajë fare me filmat. Mund të jetë i qetë, i vogël në pamje të parë, por mjaftueshëm i madh për të treguar se jeta nuk është përjashtim i Tokës. /Vrojtuesi

148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lëvizja që bashkoi shqiptarët kundër copëtimit
Në fund të shekullit XIX, kufijtë e Ballkanit po ndryshonin me vendime të marra nga Perandoria Osmane dhe Fuqitë e Mëdha. Shqiptarët rrezikonin t’i shihnin trojet e tyre të ndara ndërmjet shteteve fqinje, pa pasur asnjë përfaqësues në tryezat ku po vendosej e ardhmja e tyre.

Më 10 qershor 1878, përfaqësues të viseve të ndryshme shqiptare u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në një kohë kur territoret ku jetonin shqiptarët ishin ende pjesë e Perandorisë Osmane. Shqiptarët po përballeshin me rrezikun që territoret ku jetonin të ndaheshin ndërmjet shteteve fqinje, ndërsa për fatin e tyre po vendosej në tryeza ndërkombëtare ku ata nuk kishin asnjë përfaqësues, shkruan Vrojtuesi.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u krijua fillimisht për ta kundërshtuar copëtimin e territoreve shqiptare. Megjithatë, brenda më pak se tri vjetësh, ajo u shndërrua në një lëvizje të gjerë politike dhe ushtarake, krijoi degë në qytete e krahina të ndryshme, mobilizoi mijëra luftëtarë, dërgoi përfaqësues në kryeqytetet evropiane dhe ngriti struktura që, në disa zona, morën përsipër funksione të administratës osmane.

Gjatë veprimtarisë së saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përball me pretendimet territoriale të Malit të Zi, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë, me vendimet e Fuqive të Mëdha dhe, në fund, me ushtrinë e Perandorisë Osmane. Stambolli e toleroi organizimin për aq kohë sa ai ndihmonte në ruajtjen e territoreve osmane, por e sulmoi sapo kërkesa shqiptare kaloi nga mbrojtja e kufijve te autonomia politike.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp ushtarakisht në pranverën e vitit 1881. Megjithatë, programi i formuluar në Prizren, bashkimi administrativ, vetëqeverisja, mbrojtja e territoreve dhe njohja e shqiptarëve si komb më vete, vazhdoi të ndikonte në lëvizjen kombëtare deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e më vonë edhe të Pavarësisë së Kosovës.

Kur për territoret shqiptare vendosej pa shqiptarët

Lidhja Shqiptare e Prizrenit lindi në një nga periudhat më të trazuara të historisë së Ballkanit. Lufta ruso-osmane e viteve 1877–1878 përfundoi me humbjen e Perandorisë Osmane dhe hapi rrugën për ndryshimin e kufijve në rajon.

Më 3 mars 1878, Rusia dhe Perandoria Osmane nënshkruan Traktatin e Shën Stefanit. Marrëveshja parashikonte krijimin e një Bullgarie shumë më të madhe dhe zgjerimin e Serbisë e të Malit të Zi. Në territoret që planifikohej t’u kalonin këtyre shteteve përfshiheshin edhe qytete e krahina të banuara nga shqiptarë.

Serbia kishte fituar tashmë Nishin, Pirotin, Vranjën, Toplicën dhe zona të tjera pas luftës me Perandorinë Osmane. Nga këto krahina u dëbuan me dhunë dhjetëra mijëra shqiptarë dhe banorë të tjerë myslimanë, pjesa më e madhe e të cilëve u vendos në Kosovë.

Mali i Zi kërkonte Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Tivarin dhe dalje më të gjerë në Adriatik. Në jug, Greqia kishte pretendime mbi Janinën, Prevezën dhe territore të tjera të Epirit, ku jetonin shqiptarë, grekë, vlleh dhe popullsi të tjera. Projekti i Bullgarisë së madhe prekte zona të Maqedonisë osmane ku kishte gjithashtu prani shqiptare.

Traktati i Shën Stefanit shqetësoi Britaninë e Madhe dhe Austro-Hungarinë, të cilat nuk dëshironin një shtet të madh bullgar nën ndikimin rus. Për këtë arsye, marrëveshja u rishikua në Kongresin e Berlinit, i cili filloi më 13 qershor 1878.

Por ndryshimi i marrëveshjes nuk nënkuptonte mbrojtje të interesave shqiptare. Fuqitë e Mëdha diskutuan për territoret ku jetonin shqiptarët, pa i njohur ata si palë politike dhe pa u dhënë vend në tryezën e bisedimeve.

Gravurë e bazuar në pikturën e Anton von Wernerit, që paraqet përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në seancën përfundimtare të Kongresit të Berlinit, ku u morën vendime për kufijtë e Ballkanit pa përfaqësimin e shqiptarëve.

Pikërisht për këtë arsye, Kuvendi i Prizrenit u mbajt vetëm tri ditë para hapjes së Kongresit të Berlinit. Përfaqësuesit shqiptarë duhej të krijonin urgjentisht një qëndrim të përbashkët, përpara se vendimet për kufijtë e Ballkanit të merrnin formë përfundimtare.

Organizimi i Lidhjes Shqiptare së Prizrenit kishte nisur në Stamboll

Themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk ishte një reagim i papritur. Përgatitjet kishin nisur disa muaj më herët, kur u bë e qartë se humbja e Perandorisë Osmane mund të sillte ndarjen e territoreve të banuara nga shqiptarët.

Më 18 dhjetor 1877, veprimtarë shqiptarë krijuan në Stamboll Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, të njohur si Komiteti i Stambollit. Në të bënin pjesë Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Sami Frashëri, Mihal Harito, Mehmet Ali Vrioni dhe figura të tjera politike e kulturore.

Anëtarët e Komitetit të Stambollit kishin kuptuar se shqiptarët nuk mund të mbështeteshin vetëm te Perandoria Osmane. Stambolli ishte i dobësuar dhe, për të shpëtuar atë që mundej nga territoret e veta, ishte i gatshëm të pranonte lëshime në dëm të popullsive që jetonin në skajet e perandorisë.

Prizreni u zgjodh si vendi i kuvendit për shkak të pozitës së tij politike dhe gjeografike. Qyteti kishte lidhje të drejtpërdrejta me Kosovën, Shqipërinë Veriore, Maqedoninë osmane dhe zonat pranë kufirit me Malin e Zi. Ai ndodhej gjithashtu afër krahinave që rrezikoheshin të shkëputeshin të parat.

Në Kuvendin e Prizrenit morën pjesë prijës vendorë, përfaqësues të familjeve me ndikim, klerikë fetarë, intelektualë dhe drejtues ushtarakë. Përfaqësimi nuk ishte i plotë që në ditën e parë. Delegatë nga vise të tjera iu bashkuan organizatës gjatë javëve dhe muajve pasues, ndërsa degët u shtrinë gradualisht në veri dhe në jug.

Paraqitje artistike e Kuvendit të Prizrenit, ku përfaqësues nga vise të ndryshme shqiptare u mblodhën më 10 qershor 1878 dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Ndër figurat kryesore u dalluan Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Iljaz Pashë Dibra, Sulejman Vokshi, Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka, Daut Boriçi dhe shumë drejtues të tjerë politikë e ushtarakë.

Portrete të disa prej figurave kryesore politike dhe ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të ekspozuara në kompleksin muzeor në Prizren.

Çfarë përfshinin katër vilajetet?

Kërkesa politike që fitoi peshë brenda Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte bashkimi në një njësi të vetme i katër vilajeteve osmane ku jetonte një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare: Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.

Hartë ilustruese e vilajeteve të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, ndërmjet të cilave ishte e ndarë pjesa më e madhe e trojeve të banuara nga shqiptarët rreth vitit 1878.

Vilajetet ishin njësi të mëdha administrative të Perandorisë Osmane dhe kufijtë e tyre nuk përputhen me kufijtë e sotëm shtetërorë. Pjesa më e madhe e trojeve të banuara nga shqiptarët ishte e ndarë ndërmjet vilajeteve të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Në shumë krahina shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë, ndërsa në pjesë të tjera jetonin edhe komunitete sllave, greke, vllahe, turke, hebraike dhe të tjera.

Vilajeti i Kosovës përfshinte pjesën më të madhe të Kosovës së sotme, por shtrihej edhe drejt Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Novi Pazarit dhe pjesëve të Serbisë së sotme jugore. Qendrat dhe kufijtë e tij administrativë ndryshuan disa herë gjatë sundimit osman.

Vilajeti i Shkodrës përfshinte Shkodrën, viset e Shqipërisë Veriore e Veriperëndimore dhe zona pranë kufirit të sotëm me Malin e Zi. Në periudha të caktuara, në këtë vilajet përfshiheshin edhe Durrësi, Lezha dhe krahina të tjera të Shqipërisë së sotme.

Vilajeti i Manastirit shtrihej në pjesë të Shqipërisë së sotme lindore e juglindore dhe në një pjesë të madhe të Maqedonisë së sotme të Veriut. Ai përfshinte qendra si Manastiri, Dibra, Korça, Ohri dhe zona të tjera përreth.

Vilajeti i Janinës përfshinte pjesë të Shqipërisë së sotme jugore dhe të Epirit. Brenda tij ndodheshin Janina, Gjirokastra, Preveza, Berati dhe krahina të tjera që sot ndahen ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Kërkesa për bashkimin e tyre nuk nënkuptonte se çdo pjesë e katër vilajeteve kishte shumicë shqiptare. Synimi ishte që popullsia shqiptare, e shpërndarë në disa administrata osmane, të mos mbetej e ndarë dhe pa një qendër të përbashkët politike.

Një administratë e vetme do t’u jepte shqiptarëve mundësi të kishin nëpunës që njihnin gjuhën dhe rrethanat vendore, t’i përdornin të ardhurat për nevojat e krahinave të tyre, të organizonin mbrojtjen dhe të zhvillonin arsimin në gjuhën shqipe.

Të bashkuar kundër copëtimit, por të ndarë për të ardhmen

Përfaqësuesit e mbledhur në Prizren pajtoheshin për një çështje, e ajo ishte se territoret e banuara nga shqiptarët nuk duhej t’u dorëzoheshin shteteve fqinje. Për mënyrën se si duhej të arrihej ky synim, megjithatë, kishte dallime të thella.

Një pjesë e drejtuesve mendonte se mbrojtja mund të organizohej duke ruajtur besnikërinë ndaj sulltanit. Sipas tyre, Lidhja Shqiptare e Prizrenit duhej ta ndihmonte Perandorinë Osmane t’i mbronte kufijtë nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, pa kërkuar shkëputje politike nga Stambolli.

Krahu kombëtar, i përfaqësuar veçanërisht nga Abdyl Frashëri dhe bashkëpunëtorët e tij, kërkonte një program më të gjerë. Shqiptarët, sipas tyre, duhej të njiheshin si një komb më vete dhe të bashkoheshin në një njësi autonome me administratë të përbashkët.

Këto dallime shpjegojnë pse dokumentet e para të miratuara në Prizren ishin të kujdesshme ndaj Perandorisë Osmane. Kararnamaja, dokumenti që përmbante vendimet e para të kuvendit, përqendrohej kryesisht te mbrojtja e territoreve dhe nuk e paraqiste hapur kërkesën për autonomi.

Me kalimin e kohës, ky qëndrim ndryshoi. Vendimet e Fuqive të Mëdha, përplasjet me administratën osmane dhe përvoja e organizimit në terren bindën gjithnjë e më shumë drejtues se mbrojtja e trojeve shqiptare nuk mund t’i lihej vetëm Stambollit dhe se nevojitej bashkimi i tyre në një administratë autonome.

Në atë fazë, synimi kryesor nuk ishte ende shpallja e menjëhershme e një shteti të pavarur. Autonomia brenda Perandorisë Osmane, me administratë shqiptare dhe kompetenca të gjera vendore, por nën sovranitetin e sulltanit, shihej si zgjidhja më e realizueshme për bashkimin administrativ, mbrojtjen e territoreve dhe krijimin e institucioneve shqiptare.

Si funksiononte Lidhja Shqiptare e Prizrenit?

Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk mbeti një kuvend që mblidhej vetëm për të miratuar deklarata. Brenda një kohe të shkurtër, ajo ndërtoi një rrjet politik, administrativ dhe ushtarak që shtrihej në shumë qytete e krahina të banuara me shqiptarë.

Kuvendi i Përgjithshëm merrte vendimet kryesore politike. Në Prizren vepronte organi qendror, i cili koordinonte marrëdhëniet me degët vendore, mbrojtjen ushtarake, komunikimin me Perandorinë Osmane dhe përpjekjet diplomatike jashtë vendit.

Iljaz Pashë Dibra drejtoi punimet e kuvendit themelues, ndërsa Ymer Prizreni u bë një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Abdyl Frashëri kishte rol qendror në formulimin e programit politik dhe në diplomaci, kurse Sulejman Vokshi u dallua në organizimin e forcave të armatosura. Ali Pashë Gucia pati një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Në vilajete, sanxhaqe, qytete dhe krahina u krijuan komitete vendore. Ato mobilizonin vullnetarë, siguronin armë e ushqime, mblidhnin kontribute, përcillnin urdhrat dhe organizonin mbrojtjen.

Grup luftëtarësh shqiptarë të armatosur, në një fotografi historike që ilustron organizimin dhe mobilizimin e forcave vullnetare shqiptare.

Në zonat ku kishte më shumë ndikim, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori përsipër edhe ruajtjen e rendit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe mbledhjen e të ardhurave. Kjo strukturë i dha Lidhjes mundësinë të vepronte njëkohësisht në disa fronte, megjithëse komunikimi dhe furnizimi mbetën probleme të vazhdueshme.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dërgonte gjithashtu memorandume dhe protesta zyrtare në Stamboll e në kryeqytetet evropiane. Kështu, përpjekja shqiptare zhvillohej njëkohësisht përmes diplomacisë dhe rezistencës së armatosur.

Përplasja e Gjakovës ndryshoi marrëdhënien me Stambollin

Perandoria Osmane nuk e kundërshtoi menjëherë krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Rezistenca ndaj shkëputjes së territoreve i shërbente edhe Stambollit, i cili kërkonte të zvogëlonte humbjet pas luftës me Rusinë.

Ky bashkëpunim i heshtur nuk zgjati shumë. Përplasja e parë e madhe ndodhi në Gjakovë, në shtator të vitit 1878, kur Porta e Lartë dërgoi Mehmet Ali Pashën për ta mbikëqyrur zbatimin e vendimeve territoriale.

Mehmet Ali Pasha ishte një nga përfaqësuesit osmanë në Kongresin e Berlinit. Misioni i tij përfshinte përgatitjen e dorëzimit të Plavës dhe Gucisë Malit të Zi, vendim që kundërshtohej nga popullsia vendore dhe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Pasi mbërriti në Gjakovë, ai u vendos në kullat e Abdullah Pashë Drenit. Përfaqësuesit e organizatës i kërkuan të largohej dhe të mos vazhdonte me zbatimin e marrëveshjes.

Mehmet Ali Pasha nuk pranoi. Pas disa ditësh rrethimi, shpërthyen luftime të ashpra. Mehmet Ali Pasha, Abdullah Pashë Dreni dhe shumë luftëtarë nga të dyja palët u vranë.

Përplasja e Gjakovës tregoi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e gatshme të luftonte jo vetëm kundër ushtrive të shteteve fqinje, por edhe kundër përfaqësuesve osmanë që zbatonin vendime në dëm të territoreve shqiptare.

Nga ai moment, Stambolli filloi ta shihte organizatën me më shumë dyshim. Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk po sillej më si një forcë vendore nën kontrollin e sulltanit, por si një autoritet që merrte vendime të pavarura.

Luftimet që e ndalën marrjen e Plavës dhe Gucisë

Kongresi i Berlinit kishte vendosur që Plava dhe Gucia t’i kalonin Malit të Zi. Banorët vendas dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kundërshtuan vendimin dhe filluan përgatitjet për mbrojtje.

Në zonë u mblodhën luftëtarë nga Plava, Gucia, Kosova, Malësia dhe krahina të tjera. Organizimin e drejtonin prijës vendorë dhe strukturat ushtarake të organizatës, me Ali Pashë Gucinë ndër figurat më të njohura.

Portret i Ali Pashë Gucisë, një prej figurave të rëndësishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe drejtues i njohur i qëndresës për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Luftimet më të rëndësishme u zhvilluan pranë Nokshiqit, në fund të vitit 1879 dhe në fillim të vitit 1880. Forcat malazeze u përpoqën të hynin në territor, por u përballën me rezistencë të organizuar dhe nuk arritën t’i merrnin këto territore.

Mbrojtja e Plavës dhe Gucisë ishte një nga sukseset më të mëdha të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për herë të parë, një vendim i mbështetur nga Fuqitë e Mëdha nuk mundi të zbatohej menjëherë për shkak të rezistencës shqiptare.

Por ky sukses nuk e anuloi vendimin ndërkombëtar. Fuqitë evropiane kërkuan territore të tjera që mund t’i jepeshin Malit të Zi si kompensim.

Fillimisht u propozua dorëzimi i Hotit dhe Grudës. Edhe atje u organizua rezistencë, ndërsa popullsia vendore kundërshtoi kalimin nën administrimin malazez.

Pas dështimit të kësaj zgjidhjeje, presioni u zhvendos drejt Ulqinit.

Ulqini, vendi ku u bashkuan kundër shqiptarëve presioni evropian dhe forca osmane

Dorëzimi i Ulqinit u bë një nga momentet më të vështira për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Banorët e qytetit dhe forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundërshtuan kalimin e tij nën Malin e Zi, ndërsa Porta e Lartë përpiqej të shmangte një përplasje të re me Fuqitë e Mëdha.

Për ta detyruar Perandorinë Osmane ta zbatonte vendimin, Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia organizuan një demonstrim të përbashkët detar në Adriatik.

Mesazhi ishte i qartë: nëse Stambolli nuk e dorëzonte Ulqinin, presioni diplomatik dhe ushtarak do të rritej.

Perandoria Osmane dërgoi trupa nën komandën e Dervish Pashës. Pas dështimit të bisedimeve, forcat osmane sulmuan pozicionet e mbrojtësve shqiptarë dhe hynë në Ulqin në nëntor të vitit 1880.

Më 26 nëntor, qyteti iu dorëzua Malit të Zi.

Ngjarja e Ulqinit tregoi se çështja ishte shumë e ndërlikuar. Shqiptarët nuk po luftonin vetëm me Malin e Zi. Përballë tyre qëndronin edhe ushtria osmane dhe vullneti i përbashkët i Fuqive të Mëdha për ta zbatuar marrëveshjen.

Forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mund ta ndalonin përkohësisht një ushtri fqinje, siç kishte ndodhur në Plavë e Guci. Por ato nuk kishin mundësi ta përballonin njëkohësisht Perandorinë Osmane dhe presionin e koordinuar të fuqive më të mëdha evropiane.

Shqiptarët kërkuan mbështetje në Evropë, por nuk gjetën aleatë

Krahas rezistencës së armatosur, drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përpoqën ta paraqisnin çështjen shqiptare edhe në qarqet diplomatike evropiane. Ata hartuan memorandume dhe kërkesa zyrtare, përmes të cilave kundërshtonin copëtimin e territoreve shqiptare dhe kërkonin njohjen e shqiptarëve si komb me të drejta politike.

Në pranverën e vitit 1879, Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni vizituan Romën, Parisin, Londrën, Berlinin dhe Vjenën. Ata u përpoqën t’i bindnin qeveritë evropiane se ndarja e territoreve të banuara nga shqiptarët nuk do të sillte stabilitet, por konflikte të reja.

Delegatët kërkuan që shqiptarëve t’u njihej e drejta për një administratë të përbashkët. Ata argumentuan se një popullsi e shpërndarë ndërmjet disa shteteve do të mbetej burim konfliktesh të vazhdueshme.

Por asnjë shtet nga Fuqitë e Mëdha nuk e mbështeti zyrtarisht autonominë shqiptare. Rusia mbështeste zgjerimin e shteteve sllave, ndërsa Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe mendonin kryesisht për kufizimin e ndikimit rus dhe ruajtjen e ekuilibrit në rajon.

Të drejtat kombëtare të shqiptarëve nuk ishin përparësi për diplomacinë evropiane. Për Fuqitë e Mëdha, territoret shqiptare ishin pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për riorganizimin e Ballkanit.

Megjithatë, veprimtaria diplomatike pati rëndësi. Për herë të parë, çështja shqiptare iu paraqit qeverive evropiane si kërkesë e organizuar politike, jo vetëm si kundërshtim i një krahine ndaj ndryshimit të kufirit.

Nga mbrojtja e territoreve te kërkesa për autonomi

Dorëzimi i Ulqinit e dobësoi besimin se Perandoria Osmane mund t’i mbronte territoret e banuara nga shqiptarët. Brenda Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u forcua bindja se nevojitej një administratë e përbashkët, e aftë të merrte vendime pa pritur urdhra nga Stambolli.

Programi për autonomi parashikonte bashkimin e katër vilajeteve në një njësi të vetme. Administrata vendore do të drejtohej nga njerëz që njihnin gjuhën dhe kushtet e vendit, ndërsa një pjesë e të ardhurave do të përdorej për zhvillimin ekonomik, mbrojtjen dhe arsimin.

Gjuha shqipe do të përdorej në shkolla dhe në administratën vendore. Kjo kërkesë kishte rëndësi të veçantë, sepse shqipja nuk gëzonte status zyrtar dhe shqiptarët e besimeve të ndryshme arsimoheshin kryesisht në gjuhët e komuniteteve fetare ose në turqisht.

Në fund të vitit 1880 dhe në fillim të vitit 1881, Lidhja Shqiptare e Prizrenit filloi të merrte nën kontroll administratën në disa qendra. Forcat e saj larguan ose zëvendësuan zyrtarë osmanë në Shkup, Prishtinë, Mitrovicë, Dibër dhe zona të tjera.

Komitetet vendore filluan të mblidhnin taksa, të ruanin rendin dhe të organizonin gjykata e forca sigurie. Për disa muaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit veproi në një pjesë të territorit si autoritet paralel me Perandorinë Osmane.

Në janar të vitit 1881 u krijua një qeveri e përkohshme. Në krye të saj ishte Ymer Prizreni, ndërsa Shuaip Spahiu shërbente si nënkryetar. Abdyl Frashëri kishte rol kryesor në çështjet politike dhe marrëdhëniet me jashtë, kurse Sulejman Vokshi drejtonte organizimin ushtarak.

Ky zhvillim e ndryshoi përfundimisht marrëdhënien me Stambollin. Për Perandorinë Osmane, nuk bëhej më fjalë për një organizatë që kundërshtonte humbjen e territoreve, por për një pushtet që po ndërtonte administratë, ushtri dhe financa jashtë kontrollit të sulltanit.

Si u shtyp Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Në pranverën e vitit 1881, sulltani Abdyl Hamiti II vendosi ta shkatërronte Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Detyra iu besua Dervish Pashës, i cili u dërgua me një ushtri të rregullt dhe me artileri.

Forcat osmane kishin epërsi të madhe në numër, furnizim, armatim dhe komandë. Përballë tyre qëndronin luftëtarë vullnetarë shqiptarë, të organizuar në njësi vendore dhe pa furnizim të njëtrajtshëm.

Luftimet kryesore u zhvilluan në prill të vitit 1881, në zonën e Shtimes dhe të Slivovës. Forcat e drejtuara nga Sulejman Vokshi dhe prijës të tjerë bënë rezistencë, por nuk arritën ta ndalonin përparimin e ushtrisë osmane.

Ndër luftëtarët që u dalluan në betejat e Shtimes dhe të Slivovës ishte Mic Sokoli, prijës nga Malësia e Gjakovës dhe një nga figurat më të njohura të qëndresës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai ra gjatë luftimeve kundër ushtrisë osmane në prill të vitit 1881. Në kujtesën kombëtare shqiptare, Mic Sokoli u përjetësua për aktin e tij heroik përballë artilerisë së Dervish Pashës, i paraqitur në pikturë dhe në këngët popullore duke i vënë gjoksin grykës së topit. Sakrifica e tij u bë simbol i vendosmërisë së luftëtarëve shqiptarë për të mbrojtur të drejtën e tyre për vetëqeverisje dhe trojet shqiptare.

Paraqitje artistike e Mic Sokolit në çastin kur, sipas kujtesës historike dhe këngëve popullore, i vuri gjoksin grykës së topit gjatë përballjes me forcat osmane në betejat e vitit 1881.

Pas thyerjes së mbrojtjes, trupat e Dervish Pashës hynë në Prizren më 24 prill. Selia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mor nën kontroll, dokumentet dhe vulat u sekuestruan, ndërsa komitetet filluan të shpërbëheshin.

Rezistenca vazhdoi për disa javë në Malësinë e Gjakovës dhe në zona të tjera, por pa një qendër të përbashkët komanduese nuk mundi të ndalonte operacionin osman.

Shumë pjesëmarrës u vranë, u burgosën ose u internuan. Abdyl Frashëri u arrestua dhe u dënua me burgim të rëndë. Ymer Prizreni u largua nga territoret nën kontrollin osman, ndërsa Sulejman Vokshi u fsheh dhe vazhdoi të ndiqej për disa vjet.

Administrata ushtarake osmane u rikthye në zonat ku kishte vepruar qeveria e përkohshme. Komitetet vendore u mbyllën, forcat u çarmatosën dhe drejtuesit u larguan nga funksionet që kishin marrë.

Deri në maj të vitit 1881, struktura kryesore politike dhe ushtarake e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte shkatërruar.

Me kë u përball Lidhja Shqiptare e Prizrenit?

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u përball në disa fronte dhe me fuqi të ndryshme. Mali i Zi ishte përballë saj drejtpërdrejt në Plavë, Guci, Hot, Grudë dhe Ulqin. Serbia kishte zgjeruar kufijtë në territore të banuara nga shqiptarë dhe vazhdonte të kishte pretendime mbi Kosovën. Greqia kërkonte zgjerim drejt Epirit, ndërsa projekti për krijimin e një Bullgarie të madhe përfshinte edhe pjesë të Maqedonisë osmane ku jetonin shqiptarët.

Rusia i mbështeste në mënyrë të veçantë shtetet sllave të Ballkanit. Fuqitë e tjera evropiane nuk vepronin domosdoshmërisht kundër shqiptarëve si komb, por i trajtonin territoret e tyre si pjesë të pazareve diplomatike dhe të ekuilibrit ndërmjet Fuqive të Mëdha.

Perandoria Osmane pati rolin më të dyfishtë. Ajo e toleroi organizimin kur rezistenca shqiptare ndihmonte në ruajtjen e territoreve osmane, por nuk ishte e gatshme të pranonte autonominë dhe humbjen e kontrollit mbi administratën, taksat e ushtrinë.

Kur shqiptarët kërkuan të vendosnin vetë për çështjet e tyre, Perandoria Osmane u shndërrua nga aleate e përkohshme në forcën që e shtypi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Pse nuk arriti t’i realizonte synimet?

Lidhja Shqiptare e Prizrenit hyri në një përballje shumë më të madhe sesa mundësitë që kishte në dispozicion.

Ajo nuk kishte një shtet që ta mbështeste me armë, para ose diplomaci. Përballë saj ishin ushtri të rregullta, qeveri të njohura ndërkombëtarisht dhe marrëveshje të miratuara nga fuqitë kryesore të Evropës.

Territoret ku vepronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishin të gjera dhe të ndara nga male, rrugë të dobëta dhe kufij administrativë. Transporti i armëve, ushqimeve dhe luftëtarëve ishte i vështirë, ndërsa komunikimi ndërmjet veriut dhe jugut kërkonte kohë.

Edhe brenda Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kishte dallime. Autonomistët kërkonin institucione shqiptare, një pjesë e drejtuesve dëshironte të ruante lidhjet me sulltanin, ndërsa disa prijës vendorë përqendroheshin kryesisht te mbrojtja e krahinës së tyre.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit arriti të mobilizonte mijëra njerëz, por nuk mundi të krijonte një ushtri të rregullt me komandë, armatim dhe furnizim të njëjtë.

Megjithatë, dështimi për ta krijuar autonominë nuk e zhvlerësoi atë që ishte arritur. Brenda tri vjetësh, shqiptarët kishin ndërtuar për herë të parë një organizatë me program të përbashkët politik, diplomatik, ushtarak dhe administrativ.

Nga Prizreni deri te Pavarësia e Shqipërisë

Para vitit 1878, kryengritjet shqiptare kishin qenë shpesh të kufizuara në krahina të caktuara dhe të lidhura me probleme vendore. Lidhja Shqiptare e Prizrenit i bashkoi këto shqetësime në një program më të gjerë kombëtar.

Ajo e vendosi në qendër idenë se shqiptarët, pavarësisht krahinës dhe besimit, kishin interesa të përbashkëta politike. Mbrojtja e Plavës apo e Ulqinit nuk paraqitej më vetëm si çështje e banorëve vendas, por si çështje e të gjithë shqiptarëve.

Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kërkesat për gjuhën, arsimin, autonominë dhe bashkimin administrativ vazhduan përmes shoqërive kulturore, botimeve dhe organizimeve të reja politike.

Lidhja Shqiptare e Pejës, e krijuar në vitin 1899, u përpoq ta ringjallte organizimin e përbashkët. Kongresi i Manastirit i vitit 1908 miratoi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe, ndërsa kryengritjet e viteve 1910, 1911 dhe 1912 e dobësuan më tej pushtetin osman në territoret shqiptare.

Më 28 nëntor 1912, Kuvendi i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky zhvillim nuk ishte pasojë e drejtpërdrejtë vetëm e ngjarjeve të Prizrenit, por shumë nga kërkesat politike të vitit 1912 ishin formuluar për herë të parë në mënyrë të organizuar gjatë viteve 1878–1881.

Vendimet ndërkombëtare të vitit 1913 lanë Kosovën, pjesë të Maqedonisë së sotme të Veriut dhe territore të tjera me popullsi shqiptare jashtë shtetit të ri shqiptar.

Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbeti veçanërisht e rëndësishme në kujtesën historike të shqiptarëve të Kosovës. Prizreni ishte qendra politike e saj, ndërsa Gjakova, Shtimja, Slivova dhe zonat e Plavës e Gucisë ishin ndër vendet ku u zhvilluan luftimet kryesore.

Tubim popullor pranë kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në një fotografi të mëvonshme që dëshmon rëndësinë e kësaj ngjarjeje në kujtesën kombëtare shqiptare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk arriti ta ndalonte përfundimisht copëtimin dhe as ta siguronte autonominë. Por ajo ndryshoi mënyrën se si shqiptarët e shihnin veten dhe të ardhmen e tyre politike.

Deri atëherë, Fuqitë e Mëdha i kishin trajtuar territoret ku jetonin shqiptarët si pjesë të Perandorisë Osmane që mund të ndahej ndërmjet shteteve të tjera. Pas Prizrenit, shqiptarët u paraqitën si një bashkësi politike që kërkonte të fliste dhe të vendoste vetë për territorin, administratën dhe të ardhmen e saj.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mposht me armë në vitin 1881, por ideali që ajo mbolli nuk u shua asnjëherë. Ajo ua përforcoi shqiptarëve bindjen se, pavarësisht krahinës dhe besimit, i përkisnin një kombi të vetëm, me gjuhë, troje dhe fat të përbashkët. Kjo vetëdije kombëtare u trashëgua brez pas brezi dhe vazhdoi t’i frymëzonte përpjekjet për liri, bashkim dhe të drejtën e shqiptarëve për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre. Pikërisht për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të historisë dhe të identitetit kombëtar shqiptar. /Vrojtuesi

Spielberg rikthehet me filmin për alienët që ngre pyetje mbi Zotin dhe besimin
Nëse nesër do të paraqiteshin prova të pakundërshtueshme se ekziston një qytetërim tjetër inteligjent, a do ta dobësonte kjo besimin në Zot? Apo do ta zgjeronte idenë e krijimit përtej Tokës? Kjo është dilema që Steven Spielberg vendos në qendër të filmit të tij të ri, “Disclosure Day”, shkruan Vrojtuesi.

Steven Spielberg po rikthehet te tema e alienëve me filmin “Disclosure Day”, i cili do të dalë në kinema më 12 qershor 2026. Por këtë herë, regjisori nuk synon të ngrejë vetëm pyetjen nëse jashtëtokësorët kanë vizituar Tokën. Filmi trajton edhe pasojat që një zbulim i tillë mund të kishte mbi besimin fetar dhe mënyrën se si njerëzimi e kupton Zotin.

Në një intervistë të publikuar më 7 qershor nga CBS News, Spielberg shpjegoi se filmi paraqet një botë ku dikush zotëron një arkiv të plotë me dëshmi pamore për vizitat e alienëve gjatë 80 vjetëve të fundit. Konflikti fillon kur ky person vendos që të gjitha materialet t’i publikojë njëkohësisht në mbarë botën, ndërsa një grup tjetër përpiqet ta ndalojë.

Sipas regjisorit, “Disclosure Day” është njëkohësisht film ndjekjeje, thriller me atmosferën e viteve 1970 dhe histori për një komplot të madh teknologjik. Në qendër nuk është vetëm pyetja se çfarë kanë fshehur institucionet, por edhe si do të reagonin njerëzit nëse e vërteta do të bëhej publike brenda pak minutash.

Çfarë do të ndodhte me besimin fetar?

Emily Blunt luan Margaret Fairchildin, një prezantuese të motit në Kansas City, e cila papritur fiton aftësi që nuk mund t’i kuptojë. Ngjarja e detyron atë të kërkojë përgjigje për atë që i ka ndodhur dhe për praninë e një inteligjence që duket se vepron përtej aftësive njerëzore.

Por Spielberg thotë se filmi e shqyrton këtë përvojë edhe nga këndvështrimi i kishës.

“Çfarë u bën kjo bindjeve themelore që shumë prej nesh i kanë? A është Zoti ynë vetëm Zoti i këtij planeti? Apo është Zoti i çdo sistemi ku ekziston qytetërim, jetë inteligjente dhe madje jetë që ende po zhvillohet?”, u shpreh Spielberg.

Kjo pyetje prek një nga pasojat më të mëdha filozofike të një zbulimi të mundshëm jashtëtokësor. Nëse njerëzimi do të gjente një qytetërim tjetër inteligjent, dilema nuk do të ishte vetëm shkencore. Fetë do të duhej të shqyrtonin nëse njeriu ka një pozitë të veçantë në krijim, nëse qeniet e tjera do të kishin marrëdhënien e tyre me Zotin dhe nëse konceptet njerëzore për shpëtimin, mëkatin dhe jetën shpirtërore vlejnë edhe jashtë Tokës.

Skenaristi David Koepp, i cili e shkroi filmin bazuar në idenë e Spielbergut, tha se feja është pjesë e rëndësishme e historisë pikërisht për shkak të pasigurisë që rrethon si Zotin, ashtu edhe jetën jashtëtokësore.

“Besimi im personal për alienët është i njëjtë me besimin tim për Zotin. Kam njohur ateistë të bindur dhe besimtarë të përkushtuar. Gjithmonë kam menduar se qëndrimi i vetëm i arsyeshëm është ai agnostik: është e mundur, por nuk e di”, tha Koepp.

Spielberg beson se alienët kanë qenë në Tokë

Edhe pse filmi është një vepër artistike, Spielberg nuk e konsideron idenë e vizitave jashtëtokësore si fantazi të pastër. Ai tha se bindja e tij është krijuar nga dokumentarët, dëshmitë publike dhe seancat dëgjimore të zhvilluara në Kongresin amerikan.

“Bazuar në të gjitha provat rrethanore që kam mbledhur gjatë jetës, te njerëzit që kam dëgjuar, dokumentarët që kam parë dhe dëshmitë në Kongres, besoj absolutisht se ata kanë qenë këtu dhe janë këtu. Ndoshta kanë qenë gjithmonë këtu”, tha Spielberg.

Megjithatë, ky mbetet besim personal i regjisorit. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë publikuar prova të verifikuara që dëshmojnë se ndonjë objekt i paidentifikuar ka origjinë jashtëtokësore.

Filmi vjen menjëherë pas publikimit të dosjeve amerikane

Koha e publikimit të “Disclosure Day” përkon me një valë të re interesi për UFO-t dhe fenomenet e paidentifikuara, të njohura tashmë me termin UAP.

Më 8 maj, Pentagoni publikoi paketën e parë me 162 materiale nga Departamenti i Mbrojtjes, FBI-ja, NASA dhe Departamenti i Shtetit. Ato përfshinin video, fotografi, dëshmi dhe raporte për objekte të pashpjeguara, disa prej të cilave lidhen me incidente të regjistruara dekada më parë. Paketa e dytë u publikua më 22 maj, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar publikime të tjera.

Sipas Pentagonit, faqja ku u vendosën dosjet mori më shumë se një miliard vizita pas hapjes, duke treguar interesin e jashtëzakonshëm publik për temën. Megjithatë, dokumentet nuk japin një përgjigje përfundimtare. Termi “i paidentifikuar” do të thotë se të dhënat ekzistuese nuk mjaftojnë për të përcaktuar natyrën e objektit, jo se ai është domosdoshmërisht jashtëtokësor.

Publikimi i dosjeve ka nxitur edhe interpretime fetare. Prifti katolik dhe ekzorcisti kanadez Carlos Martins ka pretenduar se disa përvoja të lidhura me UFO-t mund të jenë mashtrime shpirtërore dhe jo kontakte me qytetërime të tjera. Ky është interpretim fetar dhe nuk mbështetet nga prova shkencore, por tregon se debati tashmë ka kaluar nga laboratorët dhe institucionet edhe te kishat.

Nga ana tjetër, Observatori i Vatikanit thekson se Kisha Katolike nuk ka një doktrinë zyrtare për jetën jashtëtokësore. Sipas tij, ekzistenca e jetës inteligjente në planetë të tjerë nuk do të vërtetonte dhe as do të rrëzonte ndonjë parim teologjik. Përgjigjja për ekzistencën e saj duhet të vijë nga shkenca.

“Disclosure Day” vjen kështu në një moment kur historia filmike dhe debati real pothuajse përputhen. As filmi dhe as dosjet e Pentagonit nuk dëshmojnë se alienët kanë ardhur në Tokë. Por Spielberg vendos në qendër një pyetje që mund të jetë edhe më e madhe se vetë zbulimi: nëse njerëzimi nuk është i vetëm, a do të dobësohej besimi në Zot, apo ideja e krijimit do të zgjerohej përtej kufijve të planetit tonë? /Vrojtuesi

Më poshtë ju ftojmë ta ndiqni trailerin zyrtar të filmit “Disclosure Day”:

A ekziston Zoti? Përgjigjja e Chris Langanit dhe ajo që shkenca nuk mund ta provojë
Besimi në Zot vazhdon të jetë i përhapur në pjesën më të madhe të botës, pavarësisht zhvillimit të shkencës dhe rritjes së numrit të njerëzve që nuk identifikohen me ndonjë fe. Një studim i publikuar nga Pew Research Center në vitin 2025 gjeti se mesatarisht 83 për qind e të anketuarve në 35 shtete besojnë në Zot, shkruan Vrojtuesi.

Megjithatë, pyetja nëse Zoti ekziston mbetet një nga temat më të debatueshme në filozofi, shkencë dhe teologji. Për Chris Langanin, amerikanin që mediat e kanë cilësuar prej vitesh si një nga njerëzit më inteligjentë në botë, përgjigjja është e prerë: po.

Langan është bërë i njohur për rezultatet jashtëzakonisht të larta të raportuara në testet e inteligjencës dhe për modelin e tij të quajtur “Cognitive-Theoretic Model of the Universe”, ose CTMU. Ky model përpiqet ta shpjegojë realitetin si një sistem që jo vetëm ekziston, por edhe e organizon dhe e përpunon vetveten.

Langan është prezantuar prej vitesh në media si një nga njerëzit me koeficientin më të lartë të inteligjencës në botë, me rezultate të raportuara ndërmjet 190 dhe 210. Megjithatë, këto shifra nuk mbështeten në një rekord të vetëm zyrtar dhe të verifikueshëm. Edhe krahasimi me Albert Einsteinin është kryesisht mediatik, pasi nuk ka dëshmi se fizikani i njohur iu nënshtrua ndonjëherë një testi të standardizuar të inteligjencës. Për këtë arsye, nuk mund të përcaktohet me siguri nëse Langan kishte një IQ më të lartë se Einsteini.

“Realiteti ka një identitet”

Në një intervistë të publikuar më 20 tetor 2024 në CTMU Radio, gazetari dhe komentatori amerikan Michael Knowles e pyeti Langanin drejtpërdrejt nëse Zoti ekziston.

“Po. Realiteti ka një identitet. Identiteti është ajo nëpërmjet së cilës diçka ekziston. Në fakt, kur e përdorni fjalën ‘realitet’, ju po emërtoni një identitet. Po identifikoni diçka”, u përgjigj Langan.

Sipas tij, pasi përcaktohet realiteti si një tërësi e vetme, mund të shqyrtohen vetitë e tij. Langan pretendon se këto veti përputhen me ato që fetë e mëdha ia atribuojnë Zotit.

“Pasi ta keni ndërtuar kornizën paraprake, filloni t’i nxirrni vetitë e këtij identiteti dhe zbuloni se ato përputhen me vetitë e Zotit, siç përshkruhet në shumicën e feve kryesore të botës”, tha ai.

Në modelin e tij, Zoti lidhet me burimin dhe organizimin e të gjithë realitetit. Langan ia atribuon Zotit gjithëdijen, gjithëfuqinë dhe kudondodhjen, por shton edhe vetëdijen. Sipas tij, Zoti nuk është vetëm një parim abstrakt apo një ligj fizik, por një qenie e vetëdijshme me të cilën njerëzit mund të krijojnë marrëdhënie personale.

A beson në Zotin e krishterimit?

Pikëpamja e Langanit afrohet me disa elemente të besimit të krishterë, por nuk kufizohet vetëm në të. Gjatë intervistës, Michael Knowles e lidh shpjegimin e tij me Moisiun, Trininë dhe mësimet e krishterimit, ndërsa Langan pajtohet me idenë e një Zoti të vetëdijshëm dhe personal.

Megjithatë, ai e ndërton konceptin e tij mbi modelin CTMU dhe e paraqet Zotin si burimin, identitetin dhe parimin organizues të të gjithë realitetit. Në këtë kuptim, pikëpamja e tij është më e gjerë se doktrina tradicionale e një feje të vetme dhe përfshin ngjashmëri edhe me judaizmin, islamin, tradita të tjera filozofike e fetare.

Nga ana tjetër, Langan nuk e kufizon shpjegimin vetëm te fetë abrahamike. Ai përmend edhe hinduizmin, taoizmin dhe disa interpretime të budizmit, duke argumentuar se traditat e ndryshme përpiqen ta përshkruajnë të njëjtin parim themelor të realitetit.

Pikëpamja e tij është më afër panenteizmit sesa panteizmit. Panteizmi e barazon Zotin me universin, ndërsa panenteizmi pohon se universi ekziston brenda Zotit, por se Zoti është më i madh dhe nuk kufizohet nga bota fizike.

Sipas modelit CTMU, Zoti është burimi që e krijon, e organizon dhe e mban të lidhur të gjithë realitetin. Langan e përshkruan atë si një qenie të vetëdijshme, të gjithëdijshme dhe personale, brenda së cilës ekzistojnë edhe vetëdijet individuale të njerëzve.

Kjo pikëpamje përputhet me besimin e tij të krishterë, sipas të cilit Zoti nuk është vetëm një forcë apo energji e papërcaktuar, por një qenie me vetëdije dhe vullnet, me të cilën njeriu mund të krijojë marrëdhënie personale. Langan përpiqet ta shpjegojë këtë besim edhe përmes modelit të tij filozofik dhe teorik për realitetin.

A përbën kjo një provë shkencore?

Langan e paraqet CTMU-në si një model filozofik dhe metafizik përmes të cilit përpiqet të shpjegojë lidhjen ndërmjet realitetit, mendjes dhe vetëdijes. Në materialet e tij, ai përdor koncepte nga logjika dhe matematika për të argumentuar se vetitë themelore të realitetit përputhen me ato që fetë ia atribuojnë Zotit.

Megjithatë, CTMU-ja nuk konsiderohet një teori shkencore e konfirmuar përmes eksperimenteve dhe as një provë e pranuar gjerësisht nga komuniteti shkencor për ekzistencën e Zotit. Ajo mbetet kryesisht një kornizë filozofike e ndërtuar nga Langani për ta shpjeguar natyrën e realitetit dhe të vetëdijes.

Akademitë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara sqarojnë se shkenca zakonisht nuk mund t’i provojë ose t’i kundërshtojë pretendimet për qenie dhe realitete mbinatyrore, pasi ato nuk mund të testohen përmes metodave të zakonshme shkencore.

Edhe mes shkencëtarëve nuk ekziston një qëndrim i përbashkët për besimin në Zot. Në një anketë të Pew Research Center, të zhvilluar në vitin 2009 me anëtarë të Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës, 33 për qind deklaruan se besonin në Zot dhe 18 për qind në një fuqi ose frymë universale, ndërsa 41 për qind thanë se nuk besonin në asnjërën.

Si e përshkruan jetën pas vdekjes?

Langan ka folur edhe për atë që, sipas tij, ndodh pas vdekjes. Në podcastin “Theories of Everything”, të drejtuar nga Curt Jaimungal, ai deklaroi se vdekja fizike nuk e shuan vetëdijen, por i jep fund lidhjes së saj me trupin aktual.

“Kur tërhiqeni nga ky realitet, ktheheni drejt origjinës së realitetit. Mund t’ju jepet një trup zëvendësues, një lloj tjetër trupi që ju mundëson të vazhdoni të ekzistoni”, u shpreh Langan.

Sipas shpjegimit të tij, pas vdekjes vetëdija largohet nga realiteti fizik që njohim dhe kalon në një formë tjetër ekzistence. Ai e krahason këtë gjendje me meditimin, gjatë të cilit individi vazhdon të ekzistojë dhe të vëzhgojë ndryshimet.

Langan foli gjithashtu për mundësinë e rimishërimit, duke pohuar se jetët e ndryshme mund të zhvillohen njëkohësisht në një realitet që nuk i nënshtrohet mënyrës lineare me të cilën njerëzit e përjetojnë kohën. Këto pohime burojnë nga modeli i tij filozofik për realitetin dhe vetëdijen.

Në të njëjtën linjë, ai e lidh ekzistencën e Zotit me strukturën dhe funksionimin e vetë realitetit. Për Langanin, Zoti është një qenie e vetëdijshme dhe personale, ndërsa vazhdimësia e vetëdijes pas vdekjes është pjesë e së njëjtës përpjekje për të shpjeguar lidhjen ndërmjet njeriut, universit dhe burimit të ekzistencës.

Ku ndahen provat shkencore nga bindjet fetare?

Pohimet e Langanit për Zotin, vetëdijen dhe jetën pas vdekjes janë pjesë e modelit të tij filozofik për realitetin. Ato nuk janë konfirmuar përmes eksperimenteve dhe nuk përfaqësojnë një qëndrim të pranuar nga komuniteti shkencor. Përdorimi i koncepteve nga matematika dhe logjika mund ta bëjë një argument më të strukturuar, por nuk e shndërron automatikisht atë në një përfundim shkencor.

Shkenca mbështetet në pohime që mund të vëzhgohen, maten, testohen dhe, nëse provat tregojnë të kundërtën, të rrëzohen. Për çështje si zhvillimi i jetës në Tokë, për shembull, teoria e evolucionit mbështetet nga një numër i madh provash nga gjenetika, paleontologjia, anatomia krahasuese dhe vëzhgimet e drejtpërdrejta të ndryshimeve te organizmat.

Për këtë arsye, interpretimet fetare që pretendojnë se të gjitha speciet janë krijuar menjëherë në formën e tyre të sotme nuk përputhen me njohuritë shkencore. Megjithatë, shumë besimtarë nuk i lexojnë tekstet fetare si përshkrime të drejtpërdrejta shkencore dhe e pranojnë evolucionin si proces natyror, pa e parë atë domosdoshmërisht si mohim të besimit në Zot.

Në anën tjetër, shkenca nuk ka prodhuar prova se ekziston një krijues, por as nuk ka një metodë me të cilën mund të përjashtojë çdo koncept të mundshëm të Zotit. Pyetjet për kuptimin përfundimtar të ekzistencës, qëllimin e universit ose vazhdimin e vetëdijes pas vdekjes zakonisht kalojnë nga fusha e shkencës në filozofi dhe teologji, përveç rasteve kur shoqërohen me pretendime konkrete që mund të testohen.

Edhe bindjet personale të shkencëtarëve nuk mund të përdoren si prova. Mes tyre ka besimtarë, ateistë dhe agnostikë, ndërsa pikëpamjet ndryshojnë sipas vendit, kulturës dhe përvojës personale. Një zbulim shkencor vlerësohet sipas provave që e mbështesin, jo sipas bindjeve fetare të personit që e ka bërë.

Në këtë kuptim, argumenti i Langanit mund të lexohet si përpjekje për ta lidhur logjikën me besimin. Ai ofron një këndvështrim filozofik interesant, por jo një përgjigje përfundimtare shkencore për ekzistencën e Zotit.

Deri më sot, shkenca nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për ekzistencën apo mos ekzistencën e Zotit. Ajo ka shpjeguar shumë nga mekanizmat e universit dhe të jetës, por pyetja për burimin dhe kuptimin e tyre vazhdon të mbetet e hapur. /Vrojtuesi