SPORT – Vrojtuesi

Jake Paul suspendohet nga boksi menjëherë, pas humbjes me nokaut nga Anthony Joshua
Jake Paul është suspenduar menjëherë për 60 ditë nga boksimi pas nokautit që pësoi nga Anthony Joshua.

“The Problem Child” ia doli të shmangte goditjet e Joshuas gjatë raundeve të para, por presioni ishte vendimtar – Paul u rrëzua dy herë në raundin e pestë dhe u ’përfundua’ brutalisht nga një e djathtë shkatërruese në raundin e gjashtë.

Ndeshja në Miami ishte e licencuar nga Komisioni Atletik i Floridës (FAC), i cili parashikon që çdo boksier i nokautuar duhet të ndalohet nga garat për të paktën 60 ditë.

Nëse nokauti konsiderohet veçanërisht brutal, kjo periudhë mund të zgjatet.

Paul, 28 vjeç, zbuloi në intervistën pas ndeshjes se i ishte thyer nofulla.

Ndërsa spërkiste gjak, ai i tha Ariel Helwanit në ring: “Mendoj se nofulla ime është thyer, me të vërtetë. Por kjo ishte një rrahje e bukur nga një nga më të mirët që ka bërë ndonjëherë. E dua këtë sport, por do të kthehem për të fituar një rrip kampionati një ditë. Ndihem mirë, ishte argëtuese. Dhashë gjithçka, ishte çmenduri. U rrahëm, por kjo është pjesë e sportit. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj”.

Joshua mundi Paulin në një ndeshje “superfight” të transmetuar nga “Netflix” në Miami – por tifozët nuk mbetën të impresionuar.

Dy herë kampioni i peshave të rënda pritej të dominonte YouTuberin, por iu deshën gjashtë raunde për ta mposhtur amerikanin.

Paul u rrëzua katër herë gjatë ndeshjes, dhe komentatorët, tifozët dhe edhe gjyqtari kritikuan çiftin për mungesë aksioni dhe goditjesh të hedhura.

Pas ndeshjes, Paul i bëri thirrje Tyson Furys, ndërsa zbuloi se kishte pësuar një thyerje të tmerrshme të nofullës.

Për shkak të natyrës serioze të dëmtimeve, Paul nuk mori pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Në vend të tij, bashkëpunëtori i ngushtë, Nakisa Bidarian, informoi për situatën e tij: “U takuam me ‘Netflix’ pas ndeshjes, ai bëri dush, shkoi vetë në spital. Një nofull e thyer është shumë e zakonshme në sport, veçanërisht në boks apo MMA, dhe sipas mjekëve që kemi kontaktuar, koha e rikuperimit është 4–6 javë”.

Paul ndau edhe një foto të vetes në shtrat spitali dhe një imazh X-ray që tregonte nofullën e thyer në dy vende.

Pavarësisht ndalimit, ai bëri shaka: “Nofull e dyfishtë e thyer. Më jepni Canelo në 10 ditë.”

Joshua, 36 vjeç, do të marrë gjithashtu një ndalim të shkurtër.

Rregullat parashikojnë që edhe fituesi duhet të shijojë një periudhë pushimi prej shtatë ditësh.

Pas duelit, Joshua i bëri thirrje rivalit të tij britanik, Tyson Fury: “Shkundëm pluhurin dhe mezi pres të hyj në 2026. Nëse Tyson Fury është aq serioz sa thotë dhe dëshiron të lërë Twitterin dhe të vesh dorezat për të luftuar një nga luftëtarët më të mirë, të futet në ring me mua. Nëse je një burrë i vërtetë, mos flit shumë – le të shohim në ring dhe të flasim me grushtet”.

Magjia rikthehet në Lusail, Messi sërish në skenën e historisë për La Finalissima
Leo Messi do të kthehet në stadiumin Lusail në Doha, tempullin e futbollit ku përjetoi natën më të madhe të karrierës së tij dhe ku udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë botërore pas një finaleje të paharrueshme.

La Finalissima do të luhet më 27 mars 2026, në Katar, dhe njoftimi u bë sot, pikërisht tre vjet pas finales epike të Kupës së Botës, duke i dhënë këtij rikthimi një domethënie emocionale edhe më të thellë. Ishte po ky stadium që pa Messin të shënonte dy gola në një finale “të çmendur” dhe më pas të ngrinte trofeun që i mungonte për ta kompletuar legjendën e tij.

Rikthimi i Messit në Lusail nuk është thjesht një ndeshje. Është një kthim në vendin ku u shkrua historia, ku ëndrrat u bënë realitet dhe ku futbolli pa një kampion të përjetshëm të kurorëzohej mbret.

Doha. Lusail. Messi. Sërish aty ku gjithçka ndryshoi!

Zyrtare: Lindon Emërllahu largohet nga CFR Cluj, transferohet te Polissya Zhytomyr
Presidenti i CFR Clujit, Iuliu Mureșan, ka konfirmuar zyrtarisht shitjen e mesfushorit kosovar Lindon Emërllahu te klubi ukrainas Polissya Zhytomyr. Transferimi pritet të formalizohet brenda pak orësh, pasi lojtari aktualisht ndodhet në Ukrainë duke kryer testet mjekësore.

Sipas Mureșanit, marrëveshja është shumë e favorshme për klubin rumun, i cili do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro, ndërsa ka siguruar edhe 15 për qind nga shitja e ardhshme e futbollistit.

“Emërllahu është në Ukrainë që nga e mërkura. Ai duhet të kalojë testet mjekësore dhe gjithçka është e qartë. Nuk flas për çmimin, por mund të them se është një biznes me përfitim për CFR-në, krahasuar me atë që kemi investuar dhe atë që po përfitojmë tani. Kemi mbajtur edhe përqindje për të ardhmen, të njëjtën 15%”, ka deklaruar Mureșan për gsp.ro.

Emërllahu kishte tërhequr interes edhe nga FCSB në të kaluarën, por transferimi nuk u realizua për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit.

Mesfushori kosovar ka pasur paraqitje solide këtë sezon, me 17 ndeshje dhe katër gola, si dhe pesë paraqitje në kualifikimet evropiane, përfshirë tri në Ligën e Evropës dhe dy në Ligën e Konferencës. Në total, ai regjistroi 41 paraqitje me CFR Clujin, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar tri asistime në të gjitha garat.

Ish-lojtari i Ballkanit ka edhe 12 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa transferimi në Ukrainë shihet si një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e karrierës së tij profesionale.

Nga Lazio te Al-Ittihad, kontratat luksoze të yjeve shqiptarë
Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë po tregojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare, jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe me kontratat luksoze që kanë siguruar me klubet ku aktivizohen.

Në krye të listës qëndron Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut i Lazios, që përfiton një pagë prej 3.5 –3.7 milionë euro në sezon, duke u bërë shqiptari më i paguar aktualisht.

Më pas vjen Marash Kumbulla, i huazuar te Roma, me një të ardhur vjetore prej 3.2 – 3.4 milionë euro.

Një tjetër rritje ka shënuar Ernest Muçi në Turqi, me një pagë që varion 2.8 – 3 milionë euro, ndërsa Armando Broja te Burnley përfiton rreth 2.34 milionë euro në sezon.

Mesfushori Kristjan Asllani te Torino merr 1.8 – 2 milionë euro, ndërsa Nedim Bajrami te Sassuolo dhe Berat Gjimshiti te Atalanta përfitojnë nga 1.6 deri në 1.8 milionë euro dhe 1.7 milionë euro, respektivisht.

Mario Mitaj ka siguruar një kontratë prej 1.5 milionë euro në sezon pas transferimit te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Ivan Balliu me Rayo Vallecano përfiton 1.2 – 1.4 milionë euro në vit, ndërsa Ardian Ismajli te Empoli përfiton rreth 1.2 milionë euro.

Këto shifra tregojnë se lojtarët shqiptarë po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë në futbollin europian dhe ndërkombëtar, duke kombinuar talentin me kontrata të shtrenjta dhe reputacion të lartë.

Alessandro Bastoni:Nuk mendoj largimin nga Inter
Mbrojtësi i Inter-it Alessandro Bastoni ka deklaruar se është i tejet i lumtur tek nënkampioni i Italisë.

Raportimet e fundit kanë bërë se shumë ekipe të ndryshme nga Premierliga dhe La Liga kanë ofruar oferta për Bastonin,por italiani në një intervistë për SportMediaset ka deklaruar se nuk ka asgjë konkrete.

“Këto janë gjëra që më bëjnë krenar; do të thotë se po shkoj mirë. Lexoj edhe unë atë që lexoni ju. Nuk ka asgjë konkrete; jam i lumtur këtu dhe nuk kam probleme. Nuk mendoj për çështjet jashtë fushës”.

Përndryshe në fund Bastoni ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që të qëndrojë tek Inter edhe në sezonet e ardhshme.

Kujtojmë që Alessandro Bastoni ka shënuar 1 gol e bëri 3 asistime në të gjitha garat,dhe atë në 15 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Chicago Fire nisi negociatat për një transferim të Robert Lewandovskit
Sulmuesi polak Robert Lewandovksi mund të kalojë në MLS gjatë verës.

Mediumi britanik BBC bën të ditur se Chicago Fire po synon që të nëshkruaj me Leëan,dhe se do të bëjnë të mundur kalimin e polakut në SHBA.

Përndryshe Lewandovski ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të gjatur kontratën me Barcelonën,teksa në anën tjetër 37 vjeçari ka oferta edhe nga Arabia Saudite dhe Turqia ku në këtë fundit gjiganti i këtij shteti Fenerbahçe ka shprehur interesim për të.

Mbetet të shihet se nëse Lewa do të qëndrojë tek Barca,apo do ta shohim në ndonjë kampionat tjetër.

Kujtojmë që Robert Lewandovski ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Mourinho shkruan histori: Feston fitoren e 750-të në karrierë me Benficën
José Mourinho vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. “The Special One” ka festuar së fundmi fitoren e 750-të në karrierën e tij si trajner, një shifër mbresëlënëse që dëshmon qëndrueshmërinë, suksesin dhe mentalitetin fitues ndër vite.

Momenti historik u shënua me Benficën, ku Mourinho u pa duke festuar me skuadrën, në një atmosferë entuziazmi dhe krenarie. Kjo arritje e veçantë vjen si rezultat i një karriere të jashtëzakonshme, të ndërtuar mbi trofe, ndeshje të mëdha dhe fitore vendimtare në kampionatet më të forta të Evropës.

Nga Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Roma e deri te aventura e tij aktuale, Mourinho ka lënë gjurmë kudo, duke ndërtuar ekipe konkurruese dhe duke fituar trofe prestigjiozë.

Me këtë sukses të radhës, José Mourinho dëshmon se mbetet ende një figurë qendrore e futbollit botëror, ndërsa fitorja e 750-të është një tjetër kapitull i artë në librin e një trajneri që me plot të drejtë mban nofkën: “The Special One”.