KËNDVËSHTRIME – Vrojtuesi

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën
U.d. ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që Kosova t’u bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror në Ballkan.

Në një opinion kushtuar sigurisë energjetike, ajo konstaton se vendi po përballet me varësi në rritje nga importi i energjisë elektrike.

Sipas saj, Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat gjithnjë e më të larta për furnizim me energji.

Prattipati thekson se, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, vendi ka shpenzuar 735 milionë euro për import të energjisë gjatë katër viteve të fundit.

Ajo vëren se kostoja e importeve është rritur ndjeshëm, nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025.

“Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj”, shkruan Prattipati.

Diplomatja amerikane argumenton se një zgjidhje afatgjatë do të ishte përfshirja e Kosovës në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm amerikan.

Sipas saj, “gazi natyror i lëngshëm amerikan do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji” dhe do të forconte partneritetin ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ajo e lidhi sigurinë energjetike drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare.

“Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare”, thekson Prattipati.

Sipas saj, centralet me gaz natyror mund të përballojnë më mirë rritjen e kërkesës dhe të stabilizojnë çmimet gjatë periudhave të ngarkesës së lartë.

Në opinion përfshihet edhe deklarata e të Dërguarit të Posaçëm të Departamentit amerikan të Energjisë për Integrimin Energjetik, Joshua Volz.

“Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe paraqet mundësi të shkëlqyeshme për industrinë dhe teknologjinë amerikane”, citohet të ketë thënë ai.

Volz shton se Departamenti i Energjisë “do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”.

Prattipati thekson se Kosova duhet të veprojë shpejt, pasi ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme kërkon kohë.

Ajo përmend projektet rajonale si Korridori Vertikal i Gazit, terminalin lundrues të gazit natyror në Kroaci dhe lidhjen me gazsjellësin që po ndërtohet nga Aleksandrupolisi drejt Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, bashkimi me një projekt tashmë të planifikuar do të ulte kostot dhe do të shkurtonte afatet e realizimit.

“Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet”, paralajmëron Prattipati.

Ajo shton se vonesat mund të bëjnë që furnizimet amerikane të GNL-së të orientohen drejt tregjeve të tjera.

Në fund, diplomatja amerikane e cilëson momentin si një zgjedhje strategjike për Kosovën.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike”, shkruan Prattipati.

“Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”, përfundon ajo.

Shkrimi i plotë: Editorial nga E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati:

Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në katër vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje, që shënon rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025. Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj.

Për të adresuar këto sfida strukturore, Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan. Këto projekte mund të sigurojnë burime energjetike amerikane për Kosovën. Gazi natyror i lëngshëm amerikan (GNL) do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji, do të plotësonte burimet e brendshme energjetike të Kosovës dhe do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

I Dërguari i Posaçëm i Departamentit të Energjisë së ShBA-së për Integrimin Energjetik, z. Xhoshua Volz, rishtazi shpjegoi: „Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe paraqet mundësi të shkëlqyeshme për industrinë dhe teknologjinë amerikane… dhe Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”.

Në botën e sotme, siguria energjetike është siguri kombëtare, e llojllojshmëria e burimeve energjetike përmes gazit natyror është thelbësore për arritjen e të ardhmes së sigurt. Centralet elektrike me gaz natyror ofrojnë aftësinë për të përmbushur më mirë rritjen e kërkesës dhe për të stabilizuar çmimet gjatë periudhave të pikut. Zgjerimi i prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike përtej kërkesës së vendit do të përmirësonte pavarësinë energjetike dhe do t’i mbronte konsumatorët nga lëvizjet e papritura të çmimeve.

Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë. Eksportet e GNL -së amerikane pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të rrjedhin përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci. Kosova gjithashtu mund të lidhet me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e GNL -së në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

Lidhja me një projekt gazsjellësi tashmë të planifikuar do të shkurtonte afatin kohor dhe do të ulte shpenzimet. Gjithashtu, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka në dispozicion mekanizma financimi për të ndërtuar infrastrukturë të gazit natyror. Kosova mund të punojë me partnerët rajonalë për të siguruar kontrata afatgjata dhe ekonomi të shkallës me çmime më konkurruese. Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet. Vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të GNL-së të zotohen diku tjetër dhe një gjë e tillë mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në GNL-në amerikan. Historia nuk mund të qëndrojë në rrugë të vendimeve që do t’i sjellin përfitime popullit të Kosovës sot dhe në të ardhmen.

Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu.

Rehatia personale kundër interesit publik
Shkruan: Arianit Koci

Politika për mua nuk është ambicie personale.

Do ta pranoja si përgjegjësi vetëm në rrethana kur shteti dhe shoqëria janë në buzë të shkatërrimit.

Sot, këto rrethana po bëhen të dukshme çdo ditë: paga nuk mjafton për një jetë dinjitoze, të rinjtë humbin shpresën për të ardhmen dhe shteti dështon ta mbrojë qytetarin.

Në një situatë të tillë, tërheqja në rehati personale nuk është neutralitet.

Është shmangie nga përgjegjësia.

Dhe pikërisht kjo shmangie është ajo që sot shpërblehet në politikën tonë.

Kur një sjellje shpërblehet në politikë, ajo shndërrohet shpejt në model sjelljeje për shoqërinë.

Në këtë logjikë, te ne vlerësohet ai që nuk prishet me askënd; ai që i nënshtrohet liderit, që është i dëgjueshëm, që nuk e problematizon vendimmarrjen dhe që, në heshtje, i arrin qëllimet e veta individuale.

Kingji i butë i thithë dy nana.

Kjo sintagmë nuk përshkruan vetëm një model politik. Me kalimin e kohës, ajo është shndërruar edhe në model shoqëror. Edhe qytetari, sado i pakënaqur të jetë, rrallë reagon. Nuk proteston, nuk kërkon llogari dhe nuk e sfidon gjendjen. Përkundrazi, pajtohet me realitetin, edhe kur e ka keq.

Një nënshtrim i tillë i heshtur e bën sistemin të qëndrueshëm në pamje, por e mban shoqërinë të paralizuar në thelb. Pikërisht në këtë klimë të mosreagimit shoqëror krijohet terren i përshtatshëm për keqpërdorim të pushtetit, në dëm të interesit qytetar dhe në funksion të ruajtjes së pozicioneve politike.

Si pasojë, ruajtja e raporteve merr përparësi ndaj interesit publik. Vendimet shtyhen, përgjegjësia shmanget dhe mosveprimi trajtohet si normalitet.

Ky keqpërdorim nuk ndodh në vakum. Ai mbështetet dhe justifikohet përmes një kulture politike që shpesh e quan mosveprimin “konsensus”.

Kjo nuk buron nga konsensusi si vlerë shoqërore. Kosova është shoqëri e ndërtuar mbi pajtim dhe kjo, në vetvete, është vlerë. Problemi lind atëherë kur kjo frymë keqpërdoret si justifikim për mosvendimmarrje dhe për shmangie të përgjegjësisë.

Prandaj, çështja nuk është të jesh pro apo kundër konsensusit, por të dish si dhe kur ta përdorësh atë.

Lidershipi i vërtetë qëndron pikërisht këtu: në aftësinë për të dalluar momentet kur duhet konsensus dhe momentet kur duhet drejtim.

Një lider duhet të dijë të ndërtojë konsensus me shoqërinë, të jetë faktor uniteti dhe të mobilizojë shoqërinë — pozitë e opozitë — kur në pyetje është interesi shoqëror dhe e ardhmja e vendit.

Ka momente kur shoqëria duhet dëgjuar. Ka edhe momente kur ajo duhet udhëhequr.

Vendimet jopopullore, por të domosdoshme për zhvillim, janë prova e vetme e udhëheqjes reale.

Në fund të fundit, qeverisja matet me rezultate konkrete: arsim funksional, shëndetësi që punon, rrymë dhe ujë të qëndrueshëm, kanalizim dinjitoz — bashkë me politika serioze për frenimin e inflacionit dhe stimulimin e ekonomisë.

Pasojat e mungesës së këtij modeli i shohim çdo ditë. Edhe 25 vite pas luftës, mungon fondi i sigurimit shëndetësor, mungon sigurimi shëndetësor privat i mirëfilltë dhe mungojnë pensionet dinjitoze.

Kjo reflektohet drejtpërdrejt në tregun e punës: shkalla e punësimit mbetet vetëm 38.6%, me nivele veçanërisht alarmuese te gratë (19.8%) dhe te të rinjtë (11.6%).

Në të njëjtën kohë, pabarazia e të ardhurave është e thellë: 20% më i pasur posedon gati 50% të të ardhurave, ndërsa 20% më i varfër vetëm rreth 5%.

Rrjedhimisht, mungon një klasë e mesme e qëndrueshme. Pa klasë të mesme, shteti dobësohet dhe qytetari mbetet i pambrojtur.

Në këto rrethana, korrigjimet e vogla nuk mjaftojnë. Nevojitet një mini-revolucion institucional dhe politik: ndërhyrje të thella, vendime të rënda dhe prishje e ekuilibrave të rremë, të shoqëruara me mobilizim shoqëror rreth interesit të përbashkët.

Prandaj, kyçja ime në politikë do të ndodhë vetëm nëse bindem se mund të ndikoj realisht për të mirë — për të bërë ndryshime konkrete, ndoshta të vështira e jopopullore, por të domosdoshme.

Ligj i ri partish apo thjesht konspiracion?!
Shkruan: Ben Andoni

Partitë politike duhet të jenë subjekt ndërmjetës mes shtetit dhe votuesit të tyre. Ashtu si funksionojnë në Shqipëri, ato, e kanë kthyer politikën në qëllim interesi (marrjen e pushtetit), kundrejt shërbimit të interesit publik. Nga kjo e shikon pse reagojnë aq ashpër, si në rastin e Ballukut te PS; apo në çështjen e “21 Janarit” tek PD. Fuqia e tyre e pakontrolluar e ka deformuar demokracinë shqiptare. Mosreflektimi i sugjerimeve të raporteve të OSBE-ODHIR, memecëria e anëtarëve të partive për funksionimin e statutit, individët e zgjedhur për listat e mbyllura, transparenca e financave, mungesa e debatit të brendshëm, kalimet e anëtarëve nga njëra parti në të tjetrën qoftë dhe me ideologji të ndryshme, e kanë trandur besimin e shqiptarëve tek politika post ‘90. Është kaq e vërtetë kjo, saqë ideja e menjëhershme sociologjike kur përmendet politikani, identifikon menjëherë marifetçiun e paskrupullt. Pasojat janë t’hidhura: Indeksi i Demokracisë, një renditje e vendeve, realizuar nga Njësia e Inteligjencës së “Economist”, e tregon Shqipërinë të përkeqësuar në renditjen mbarëbotërore për vitin 2025. Pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ruajmë vendin e 71-të nga 173 shtete, madje 2 vende poshtë renditjes së një viti më parë.

Në këtë antropologji politike shqiptare, tashmë është më shumë se i nevojshëm një ligj i ri për partitë. Ai, ekzistues, jo vetëm që nuk i disiplinon më partitë tona, por nuk zotëron edhe mekanizmat e duhura për problemet që shfaqin, ku kryesore mbetet transparenca e financimit dhe pastaj problemet e brendshme të mëdha (sidomos tek dy Partitë kryesore). Ashtu si ndodh rëndon pas çdo zgjedhje, OSBE-ODHIR jep rekomandime dhe kështu bëri dhe pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025, ku ngritja e një Komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore vendos si prioritet hartimin e një Ligji të ri për Partitë politike. Presioni ndërkombëtar ishte vendimtari që kjo nismë të marrë jetë, por publiku mbetet me të drejtë skeptik në realizimin e tij. Çelësi mbetet financimi i tyre, mes shumë të tjerave problemeve syresh.

“Partitë politike janë institucionet më pak transparente në Shqipëri në aspektin financiar dhe në pikëpamje organizative. Fitimet e partive politike gjatë fushatave zgjedhore janë me miliona. Ato janë subjektet më fitimprurës dhe përbëjnë politikat më fitimprurëse të biznesit. Ne e bëmë Reformën në Drejtësi, sepse nuk i besonim drejtësisë, e ky ishte zhvillim pozitiv. Por nëse nuk bëjmë reformë të njëjtë; Vetting dhe Reformë tek partitë politike, që janë institucionet me më shumë pushtet dhe me më pak besim në Shqipëri, ne s’kemi zgjidhur më asgjë”, – shprehej politologu Afrim Krasniqi për VOA (2023). Së fundmi, Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Fondacioni “Westminster për Demokraci” (WFD) e vendosën në një nga prioritetet e tyre me aktivitete, por edhe me adresimin e çështjeve më prioritare për ndërhyrje dhe rekomandimet konkrete për këtë legjislacion.

Peizazhi shqiptar politik është pjellor: Gjallojnë 132 parti politike, sipas referimeve në regjistrin e gjykatës. Paradoksi është se nëse për krijimin e një formacioni politik duhen 3 mijë firma, në zgjedhje vetëm 15 parti arrijnë votat e “komuniteteve” të tyre! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pranon se mbi 70 parti nuk kanë madje as adresë vendndodhje (Krasniqi, 2023). Mes tyre vetëm katër syresh kanë faqe interneti, ndonëse e gjithë politika dhe vendimet e saj lexohen përditë në internet, pohojnë studiuesit. Parti me grupe parlamentare janë vetëm dy, Parti me program politik identifikohen 5, ndërsa 21 parti marrin seli shtetërore falas. Në 4 sisteme elektorale të ndryshuara, vetëm dy partitë e mëdha kontrollojnë jetën në Shqipëri (VOA, 2023). Ndaj, ISP për të rritur integritetin e të zgjedhurve i ka rekomanduar KQZ-së që krahas listës së kandidatëve secili prej tyre të depozitojë edhe të dhëna të dokumentuara mbi organin që e ka zgjedhur, për të treguar më shumë legjitimitet e integritet.

Në fillim të viteve ‘50, demokracia arriti njohje pothuajse universale si forma më e mirë e mundshme e qeverisjes në një kuptim më absolut. Në atë kohë, angazhimi ndaj demokracisë në shumë raste ishte më shumë retorik sesa praktik, dhe në çdo rast kishte një debat të konsiderueshëm se çfarë do të thoshte saktësisht demokracia në terma të institucioneve dhe praktikave në terren (McKeon 1951).

Në Shqipëri, kjo përpjekje erdhi vonë (pas 1990) dhe çështja humbet në labirintet e paqartësisë të karakterit tradicional të dy Partive kryesore PS dhe PD, ku “në favor” të tyre është edhe sensi se shteti në shoqëritë liberale demokratike normalisht nuk ndërhyn në rregullimin e sjelljes dhe organizimit të tyre. Kjo bëri që PD të shkërmoqej dhe në vitet e fundit të ndahej, pasi strukturat e subjektit, sipas statutit nuk funksiononin. Te PS-ja fenomeni i mungesës së transparencës shkon në atë sesi përdoret administrata tashmë në mandatat që ata janë në drejtim dhe paratë që qarkullojnë.

LEGJISLACIONI

Përveçse në Gjermani, “rrënjën e së drejtës së partive”, tema tenton dhe merret shpesh në shqyrtim. Në shumë vende dhe madje edhe në Evropën e Lindjes ekziston një Ligj efikas për Partitë. Ka rregulla të përcaktuara, lidhur me strukturën e brendshme demokratike të partisë, financimin qeveritar dhe partitë jokushtetuese. Ligji holandez i shoqatave shfaq logjikën për statutet e partive, kurse ligji gjerman ka kanone, lidhur me disa standarde specifike për vendimmarrje. Referuar këtyre të fundit, parashihen gjykata të brendshme të partisë, kur lindin mosmarrëveshjet midis anëtarëve dhe partisë. Kjo është interesante sepse falë tyre funksionon partia. Sikur vetëm kjo të ekzistonte tek PD-ja, ajo nuk shpërbëhej. Në Ligjin gjerman një parti politike, jo thjesht duhet të ketë statut të shkruar, por edhe përcaktohet se çfarë duhet të përfshijë. Përshkrimi i të drejtave dhe detyrimeve të anëtarëve në statute lidhet edhe me integritetin e zyrtarëve të partisë dhe anëtarëve të partisë në poste publike. Për fat të keq, falë kulturës politike tek ne, demokracia është shkallmuar qysh aty.

FINANCIMI DHE PAK HISTORI

Edhe pse kostot e demokracisë (Heard, 1960) ndryshojnë midis demokracive perëndimore, shumica e këtyre demokracive kanë futur një burim të ri të ardhurash për partitë dhe/ose me kandidatët: Paratë publike. Nga mesi i viteve ‘60, shumë vende filluan t’u japin para shtetërore partive politike (IDEA, 2003; Nassmacher, 2009; Van Biezen, 2010). Shpenzimet e rritura, kryesisht si pasojë e kostove më të larta të fushatës, ishin të vështira për t’u mbuluar nga të ardhurat më pak në rritje ose edhe në rënie që mblidhen nga tarifat e anëtarësimit. Një element, i cili në rastin shqiptar lë shumë për të dëshiruar, sepse tarifa nga anëtarësimi lë shumë për të dëshiruar. Në rastet e huaja ishte shteti që erdhi në ndihmë. Gjermania Perëndimore ishte vendi i parë evropian që futi subvencionin shtetëror për partitë politike (1967), por në atë vend një arsye shumë parimore qëndronte pas këtij vendimi. Kjo lidhej me kujtimet e Partisë Nacional Socialiste të Punëtorëve ( NSDAP-i) të Hitlerit në periudhën midis dy luftërave botërore që mori shuma të mëdha parash nga disa ndërmarrje gjermane. Kjo i bindi shumë njerëz se një varësi e njëanshme e partive nga donacionet nga korporatat duhej të parandalohej dhe duhej të preferoheshin donacionet nga një shtet i kontrolluar në mënyrë demokratike. Kjo e fundit ndodhi në një shkallë të gjerë, duke rezultuar në kosto shumë të larta të demokracisë, edhe në krahasim me kostot në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Austri dhe Holandë, referohet në botimin “Regulation Political Parties” e Universitetit të Leiden (Këtu janë marrë referencat e këtij artikulli). Është e vërtetë që krahasimet e të dhënave financiare janë shumë të vështira për t’u bërë, por kostot relativisht të larta të demokracisë në Gjermani (dhe në vende të tjera në kontinentin evropian për këtë çështje) duhet të shpjegohen me faktin se partitë shpenzojnë shumë para jo vetëm për fushata, por edhe për organizatat e tyre të përhershme partiake. Studiuesit e ndajnë faktin e një kuptimi më të mirë të financave politike, kur duhet të bëhet dallimi midis kostove të fushatave dhe kostove rutinë, si dhe midis shpenzimeve nga kandidatët individualë dhe nga organizatat e partisë.

Shumica e partive politike në Shqipëri nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët që caktohen nga KQZ. Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se në vitin 2023 u caktuan 9 ekspertë të licencuar që do të kryenin këto auditime. “Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë për 84 parti politike nuk është kryer auditimi, për shkak të adresave të pasakta, apo pasi partitë edhe pse kanë marrë njoftimin për fillimin e procesit të auditimit, nuk janë vënë në kontakt me audituesit ligjorë”, – thuhet në raport. Lidhur me mbështetjen financiare që marrin partitë raporti i KQZ zbardhi se në vitin 2023 u 345.6 milionë lekë apo rreth 3.3 milionë euro. Kjo shumë u përfitua nga një total prej 11 partish ku në krye qëndron Partia Socialiste dhe më pas ajo Demokratike; pasuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; dhe në fund mbyllet me “Nisma Thurje” (Monitor, 2024). KQZ pranon në raport se një nga elementët që ka nevojë për vëmendje është përmirësimi i rregullave për financimin e fushatave zgjedhore, por realiteti po tregon se kjo është e pamundur, të paktën deri tani, ndaj ndoshta një Ligj i Ri mund të ndryshojë diçka. Të paktën, për demokracinë. Deri më tani, misioni duket i pamundur, sepse shumë nga partitë nuk bashkëpunojnë dhe janë informale dhe thjesht mbijetojnë për të fituar privilegje. Rezultati i mungesës së rregullave në partitë kryesore është fytyra e demokracisë sonë, ku synimi është thjesht përfitimi nga pushteti. Ajsenhauer e parathoshte shumë mirë këtë gjendje: “Nëse një parti politike nuk e ka themelin e saj në vendosmërinë për të çuar përpara një kauzë që është e drejtë dhe që është morale, atëherë ajo nuk është një parti politike; është thjesht një komplot për të marrë pushtetin”.

Ky artikull bëhet në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Shkruan: Arianit Shehu

Në këtë kontekst, strategjia e re amerikane duhet të shërbejë si bazë për ofensivën më të fuqishme diplomatike të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Ajo duhet të përdoret për të siguruar njohjen nga Serbia dhe për të bindur shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, se njohja e shtetit tonë është plotësisht në përputhje me interesat strategjike të SHBA-së dhe të Evropës.

Duke e pozicionuar Kosovën si linjën e parë të mbrojtjes perëndimore kundër ndikimit rus dhe kinez në Evropën Juglindore, Prishtina mund të paraqitet jo vetëm si aleate e vlerave demokratike, por si aktor strategjik që neutralizon ambiciet ruse dhe destruktivitetin e udhëheqjes serbe pro-Moskës. Kjo është një mundësi për të dëshmuar se Kosova është jo vetëm simbol i demokracisë amerikane në Ballkan, por edhe një partner real në mbrojtjen e interesave të saj.

Ky është momenti kur Kosova duhet ta kthejë përkushtimin e saj të palëkundur pro-amerikan në fuqi gjeopolitike konkrete. Duke ofruar stabilitet politik, siguri energjetike, bashkëpunim inteligjent në fushën e sigurisë dhe mbrojtje nga dezinformimi, Kosova mund të bëhet shembulli më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane në Evropën Juglindore.

Nëse shfrytëzohet me vizion, NSS 2025 mund të shndërrohet në instrumentin më të fuqishëm të Kosovës për forcimin e njohjes ndërkombëtare, konsolidimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe izolimin e ndikimit rus e të aleancës së rrezikshme të Beogradit me Moskën.

Kosova duhet të mbetet dhe të dëshmojë se është shteti më pro-amerikan në Evropën Lindore

Sot është thelbësore për sigurinë kombëtare që Kosova të mbetet dhe ta dëshmojë qartësisht se është shteti më pro-amerikan në Evropën Lindore, jo vetëm si ndjenjë, por si shtyllë e qëllimshme e strategjisë së saj kombëtare. Në një rajon ku aleancat gjeopolitike ndryshojnë dhe ndikimet e jashtme rivalizojnë për ndikim, përafrimi i palëkundur me SHBA-në i jep Kosovës mburojën më të qëndrueshme të legjitimitetit, sigurisë dhe zhvillimit afatgjatë.

SHBA mbetet garantuesi kryesor i sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës; prandaj, çdo institucion, politikë dhe veprim diplomatik duhet ta reflektojë këtë lidhje strategjike në praktikë. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi i politikës së jashtme, deri te arsimi, energjia dhe teknologjia, miqësia me Amerikën duhet të institucionalizohet, e jo të romantizohet, përmes partneritetit të matshëm dhe rezultateve konkrete.

Duke u pozicionuar si partneri më i besuar amerikan në Evropën Juglindore, Kosova jo vetëm që forcon shtetësinë e saj, por bëhet historia më e prekshme e suksesit demokratik të Uashingtonit në një rajon ende të kontestuar nga fuqitë rivale.

Nga Varësia te Rëndësia Strategjike

Strategjia e re amerikane thekson tri shtylla kyçe: ndarjen e barrës midis aleatëve, qëndrueshmërinë ekonomike dhe diplomacinë pragmatike për parandalimin e konflikteve. Këto parime përputhen në mënyrë të përkryer me aftësitë dhe ambiciet e Kosovës. Fleksibiliteti institucional e bënë Kosovën të aftë të veprojë shpejt, të inovojë me lehtësi dhe të arrijë rezultate konkrete, pikërisht atë që SHBA kërkon tani me këmbëngulje nga partnerët e saj të besueshëm.

Kosova duhet të pozicionohet si aleati më i qëndrueshëm i Uashingtonit në Evropën Juglindore, një shtet që zvogëlon rreziqet dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

Në fushën e mbrojtjes, Kosova duhet të angazhohet për rritjen graduale të buxhetit të sigurisë në 5% të BPV-së, të fokusuar në gatishmëri, modernizim dhe teknologji të avancuar mbrojtëse. Po ashtu, duhet të thellohet bashkëpunimi dypalësh me SHBA-në, përmes stërvitjeve të përbashkëta, marrëveshjeve të reja strategjike dhe pranisë së kufizuar amerikane për qëllime trajnimi e koordinimi rajonal. Në këtë mënyrë, Kosova nuk do të shihet më si një shtet që mbrohet nga aleanca, por si një shtet që kontribuon aktivisht në mbrojtjen e saj dhe të aleatëve.

Një Moment që Kosova Nuk Duhet ta Humbasë

Strategjia e re amerikane e vitit 2025 sinjalizon një epokë të re në politikën globale, ku shtetet e vogla që tregojnë vizion, investojnë në mbrojtjen e tyre dhe japin rezultate konkrete, fitohen një peshë strategjike të jashtëzakonshme.

Kosova si shtet i ri, i vendosur dhe i ankoruar thellë në familjen euroatlantike ka të gjitha për t’u bërë një nga partnerët më të rëndësishëm të SHBA-së në rajon. Ka ardhur koha të zëvendësojmë narrativën e brishtësisë me atë të aftësisë, të kalojmë nga kërkimi i mbështetjes në ofrimin e stabilitetit, dhe të dëshmojmë se siguria e Kosovës është interes i përbashkët amerikan dhe evropian.

Nëse veprojmë me disiplinë, vizion dhe maturi strategjike, Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së nuk do të jetë vetëm një dokument politik, ajo do të bëhet katalizatori i forcimit të shtetësisë dhe mirëqenies së Kosovës.

Arianit Shehu është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, me mbi 25 vite përvojë në drejtimin e programeve shumëmilionëshe në promovimin e demokracisë dhe luftës kundër terrorizmit. Shehu ka shërbyer si drejtor i konzorciumeve të Instituteve Politike Amerikane dhe ka udhëhequr iniciativa të rëndësishme në më shumë se njëzet vende në Evropën Qendrore e Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Z. Shehu gjthashtu ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright për institute prestigjioze ndërkombëtare si Aspen Institute dhe Atlantic Council. Kontributi i tij në fushën e sigurisë dhe demokracisë është vlerësuar me një sërë dekoratash civile dhe ushtarake, përfshirë Medaljen e Paqes dhe Medaljen e Nderit. Krahas angazhimit diplomatik dhe strategjik, Arianit Shehu është edhe ligjerues pranë Universitetit të Filadelfias, ku ndan përvojën e tij të pasur me brezin e ri të liderëve dhe profesionistëve. Gjatë viteve ’90, ka punuar si korrespondent lufte për Los Angeles Times duke sjellë në vëmendjen globale realitetin e rajonit.

Kriza e shtetit dhe mungesa e elitës udhëheqëse
Shkruan: Ilir Ibrahimi

Kriza më e rrezikshme nuk është thjesht ekonomike apo politike, por krizë identitare. Është paqartësia se kush jemi si shoqëri dhe çfarë shteti duam të ndërtojmë. Kjo mungesë konsensusi reflektohet në politikën e jashtme, në marrëdhëniet me aleatët, në proceset integruese dhe në kohezionin e brendshëm shoqëror.

Pyetja çfarë është Kosova sot, merr përgjigje të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, duke dëshmuar mungesën e një narrative të përbashkët shtetformuese.

Në vitin 2008, Kosova u bë shtet në rrethana të jashtëzakonshme. Arkitektura shtetërore u ndërtua nga ndërkombëtarët dhe iu dorëzua shoqërisë kosovare me pritjen që ajo ta udhëhiqte vetë. Një shoqëri e dalë nga lufta, e papjekur institucionalisht dhe e uritur për liri, e pranoi këtë shtet pa analizuar thellë obligimet që vinin bashkë me të. Në vend të ndërtimit gradual të institucioneve, energjia kolektive u përqendrua në përfitimin e shpejtë nga statusi i ri shtetëror, disa përmes punës dhe edukimit, të tjerë përmes klientelizmit dhe improvizimit.

Kjo periudhë solli rritje të përgjithshme të cilësisë së jetës, por fshehu një dobësi strukturore, atë se shteti nuk po ndërtohej nga brenda. Kur rrethanat gjeopolitike ndryshuan dhe vëmendja ndërkombëtare u zhvendos, Kosova mbeti vetëm me institucione të brishta dhe pa busullë strategjike.

Klasa politike, ashtu si shoqëria në tërësi, u gjet e hutuar. Një subjekt politik, që kishte qëndruar jashtë qeverisjes për një periudhë të gjatë, e shfrytëzoi këtë konfuzion duke u paraqitur si alternativë morale. Ndërkohë, partitë tradicionale mbetën pa vizion dhe pa kapacitet vetëkritik. Pa qenë pjesë e obligimeve shtetërore të marra ndër vite, kjo alternativë i shpërfilli ato, duke e futur vendin në kurs përplasjeje me aleatët kryesorë. Sot, Kosova përballet me sanksione, izolim dhe humbje të besimit ndërkombëtar, ndërsa mekanizmat institucionalë janë dëmtuar rëndë.

Subjektet e tjera politike, të kapura në këtë realitet, u përpoqën të përshtaten përmes improvizimit, jo përmes lidershipit. Rezultati është stagnimi total dhe mungesë e qartë e një rruge përpara.

Në shoqëritë funksionale, drejtimi afatgjatë nuk vjen vetëm nga qeveritë, por nga elitat, intelektuale, profesionale, ekonomike dhe morale.

Nëse politika është timoni i përditshëm, elita është busulla që e orientom atë. Kosova sot vuan pikërisht nga mungesa e këtij mekanizmi. Elita është dobësuar sepse një pjesë është kapur nga interesat, një pjesë është frikësuar nga polarizimi, dhe një pjesë madje është larguar jashtë vendit. Mbi të gjitha, ajo nuk është institucionalizuar në forma që prodhojnë ide, standarde dhe presion publik.

Pa elitë aktive, politika mbetet pa kontroll normativ, shoqëria i kthehet emocionit dhe shteti jeton nga kriza në krizë. Kjo shpjegon edhe letargjinë shoqërore të sotme dhe mungesën e shpresës se diçka mund të ndryshojë.

Dalja nga kjo situatë nuk vjen me një figurë të re politike apo me slogane të reja. Ajo kërkon ringritje të rolit të elitës dhe ndërtim të një konsensusi minimal kombëtar. Ky minimum duhet të përfshijë orientimin e pakthyeshëm euro-atlantik, ruajtjen e aleancave strategjike, sundimin e ligjit dhe prioritetin e zhvillimit ekonomik e arsimor.

Në plan praktik, rruga e daljes kërkon katër hapa të qartë: stabilizim institucional dhe ndalje të degradimit; deeskalim diplomatik dhe rikthim të besimit ndërkombëtar; një paketë ekonomike për të shmangur kolapsin, me fokus energjinë dhe prodhimin; dhe rindërtim të kontratës shoqërore mbi atë se çfarë vendi duam.

Problemi i Kosovës nuk është mungesa e inteligjencës, por mungesa e guximit publik. Elita mban përgjegjësi jo vetëm për gabimet e së kaluarës, por edhe për heshtjen e sotme. Nga kjo situatë nuk dilet me neutralitet të rehatshëm. Dilet vetëm kur elita vendos të marrë rolin e vet historik dhe të mbrojë shtetin nga ciklet e çmendurisë politike.

Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtarë. Ka nevojë për busullë.

Komunizmi ka vdekur
Shkruan: Ben Blushi

35 vjet më parë në 9 dhjetor 1990 në mëngjes po shkoja në Fakultetin ku studjoja kur pashë për herë të parë një protestë.

Ishin rreth 200 studentë që kishin zbritur nga konviktet e Tiranës dhe kishin bllokuar rrugën e Elbasanit.

Ne qëndruam në kryqëzimin e Liceut për disa orë pa lëvizur, derisa dikush shtiu me armë në ajër dhe u shpërndamë me vrap pa ditur ku do shkonim.

Ato ditë kishte rënë shi pa pushim dhe shumë prej atyre që vrapuan për t’i ikur policisë ju mbetën këpucët në baltën mes ambasadës italiane dhe amerikane.

Kjo është metafora më e dhimbshme e Shqipërisë së asaj kohe.

Shqipëria Komuniste ishte një fushë me baltë në mes të Perëndimit.

Balta ishte simboli i zhytjes, kurse këpucët simboli i lirisë për t’i ikur zhytjes.

Për fat unë arrita t’i shpëtoj këpucët e mia të shtrembëra të cilat më çuan në një shtëpi të panjohur ku mbeta derisa policia iku dhe rruga u hap.

Të nesërmen shkova në Qytetin Studenti si qindra studentë që për katër ditë bënë të mundur diçka që e kisha menduar të pamundur.

U vendos që Shqipëria të kishte më shumë se një parti politike dhe në ditën e katërt kjo parti u krijua.

Shumë miq të mi nuk erdhën asnjëherë te Qyteti Studenti.

Ata i kishin prindërit komunistë ose familjet nuk i linin për shkak të frikës.

As unë nuk kisha shumë arsye të isha aty.

Familja ime ishte komuniste.

Gjyshi im nga mamaja kishte ardhur nga Franca të luftonte kundër fashizmit në vitin 1942.

Vëllai i tij ishte vrarë në një demonstratë dhe sot është në varrezën e dëshmorëve të Elbasanit.

Gjyshja ime kishte dalë partizane 18 vjeç.

Ata vinin nga familje të mesme.

U bënë komunistë duke besuar se ky rend do ta mbronte Shqipërinë nga pushtimet e huaja dhe mjerimi.

Gjyshi im nga babai ishte një shofer me gjashtë fëmijë.

Ngiste një makinë italiane që komunizmi ia zëvendësoi me një kamion rrakazhdraka me të cilën shpërndau fruta të ëmbla Korçe derisa kishte fuqi.

Nuk u bë asnjëherë komunist dhe nuk tha kurrë se makina e vjetër ishte më e mirë se makina e re.

Na donte shumë për të na e vënë jetën në rrezik për një ingranazh makine.

Babai im erdhi student në Tiranë si djali i parë mes gjashtë fëmijëve.

Ai u bë komunist si një njeri të cilit ai sistem i kishte dhënë diçka që nuk e kishte.

Komunizmi i dha një shtëpi në Tiranë ku ai shkroi libra dhe bëri filma të mrekullueshëm.

Ne nuk ishim një familje e privilegjuar siç nuk ishim një familje e persekutuar.

Komunizmi nuk na kishte marrë asnjë pronë sepse nuk kishim dhe nuk na kishte futur njeri në burg.

Si të gjitha sistemet që qeverisin përmes nënshtrimit, komunizmi i ndante njerëzit në dy kategori.

Në ata që hanë mirë dhe ata që hanë keq.

Familja ime bënte pjesë tek të dytët.

Kur isha dhjetë vjeç cohesha në ora 4 të natës për të blerë një gjysëm pako gjalpë që e kisha aq qejf dhe një shishe qumësht që nuk e pija.

Pasdite mbaja rradhë për të blerë vajgurin me erë peshku që ndizte sobat ku thaheshin rrobat, bashkë me lagështinë e këpucëve që kapeshin me gozhdë.

Shkoja në plazh me tren dhe tre muaj jetoja te gjyshërit e mi në Korçë bashkë me shtatë veta në një dhomë e një kuzhinë.

Privilegji më i madh që kam patur ishte se mund të lexoja libra të ndaluar që ishin me shumicë në shtëpinë time.

Veset e adoleshëncës i kisha të gjitha me tepri dhe kënaqësia që merrja nga mosndëshkimi i tyre më dukej si shkalla më e lartë e disidencës.

Unë nuk jetoja mirë por nuk jetoja keq.

Për të gjitha këto arsye unë nuk kisha shumë arsye të shkoja në Qytetin Studenti në 9 dhjetor 1990.

Çudija më e madhe është që askush nga familja ime nuk më tha pse shkoja në një vend ku po përmbysej sistemi tek i cili ata kishin besuar.

Sikur sot të krijohej një parti politike, pas rrëmujave në rrugën e Elbasanit, siç ndodhi në dhjetor 1990, nuk e di sa i qetë do isha t’i lija fëmijët e mi atje.

Babai im s’e bëri kurrë.

Jo vetëm kur shkova në Qytetin Studenti për të rrëzuar partinë ku ai ishte anëtar por edhe kur shkova të punoja në gazetën e parë opozitare në Shqipëri.

Nga sytë e njerëzve që njoha ato ditë, kuptova se kisha tre defekte të papranueshme.

Kisha lindur në Tiranë dhe vija nga një familje komuniste nga jugu.

Për shumë nga studentët dhe gazetarët e asaj kohe isha armiku perfekt.

Unë isha tipi i njeriut që duhej mundur.

Disa muaj më vonë mbarova Universitetin dhe qeveria e fundit komuniste më emëroi mësues në fshatin më të ashpër të Shqipërisë, në Iballë të Pukës.

Iballa bllokohet gjashtë muaj nga bora.

Aty shkoi Migjeni për t’u kuruar nga tuberkulozi kurse unë natyrisht nuk shkova asnjëherë sepse komunizmi ra.

Nëse ai sistem barbar do vazhdonte, me siguri do isha kthyer që andej i alkoolizuar ose në burg.

Në këtë nënyrë përfitova nga rënia e Komunizmit.

Nuk u bëra mësues por një njeri i lirë.

Që atëherë jam bindur se komunizmi vdiq në dhjetor 1990.

Komunistë mund të ketë, por komunizmi ka vdekur.

Prandaj habitem sot se sa shumë njerëz mallkojnë ata që nuk i duan si komunistë.

Ti thuash dikujt je komunist është si t’i thuash një të pasuri je kulak.

Problemi i Shqipërisë sot nuk janë as komunistët dhe as demokratët.

Problemi i Shqipërisë janë idiotët.

Dhe idiotët mund të jenë dhe komunistë dhe demokratë sepse janë idiotë.